• |
ide | kryesore

FOTO/ “Sheiku i Torinos jam unë”: presidenti Cairo brilant në talljen e zërave për shitjen

-Instant, Sport



Urbano Cairo ka krijuar vetë karikaturën e shfaqur pak orë më parë në faqet pranë tifozerisë granata, “Toro jemi ne”. Presidenti i Torinos ka publikuar fotomontazhin që e tranformon në një sheik arab në profilin e tij në Instagram. Cairo tregon kështu, në të njëjtën kohë, kujdes të madh për botën e rrjeteve sociale, që vërtitet rreth klubit të tij e kapacitetit për të mirëpritur me buzëqeshje edhe lajmet që mund të jenë bezdisëse.

Kjo lëvizje e presidentit e ka origjinën pa dyshim në deklaratat e bëra një ditë më parë rreth pashitshmërisë së shoqërisë së tij, duke iu përgjigjur zërave që flisnin për një grup sipërmarrësish të interesuar për Torinon. Cairo ka thënë qartë se “nuk do ta shiste kurrë Torinon pas një sezoni si ky. E madje jemi në punë për ta kthyer menjëherë në pozicionet e klasifikimit që i takon”.

E atëherë tifozët, duke marrë shkak nga vullneti i Cairos për të vazhduar aventurën e tij granata, e transformuan në një sheik të pasur, duke ëndërruar të tjerë investime në merkato.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *