• |
ide | kryesore

Infektohet me Covid 19, ndërpritet stërvitja: lojtari i Sevillas do të mungojë kundër Romës

-Instant, Sport



Me një komunikatë zyrtare të shfaqur në faqen Twitter të shoqërisë, Sevilla ka bërë të ditur se një lojtar i tyre është gjetur pozitiv me Covid-19 e se është futur menjëherë në periudhën e karantinës në izolim. Për arsye privatësie nuk është zbuluar emri i lojtarit të skuadrës së parë të skuadrës andaluziane që, natyrisht, duhet të humbasë sfidën me Romën në Europa League.

Kjo është komunikata e thjeshtë e Sevilla: “Klubi komunikon se pas testeve të kryera të dielën ndaj lojtarëve, një anëtar i skuadrës së parë ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Personi i goditur nga virusi është asimptomatik, në gjendje të mirë shëndetësore e është izoluar në shtëpi. Klubi ka lajmëruar menjëherë autoritetet sportive e shëndetësore, duke ndërprerë si masa parandaluese edhe stërvitjen e skuadrës për të kryer disinfektimin e të gjithë ambjenteve të strukturës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *