• |
ide | kryesore

Kosova nuk do të kërkojë teste për Covid 19 për qytetarët shqiptarë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



‘Qytetarëve të Republikës së Shqipërisë që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, nuk u kërkohet testi për COVID-19.’ – shprehet ministri i shëndetësisë së Kosovës lidhur me vendimin e qeverisë për masat ndaj koronavirusit, pas takimit me ambasadorin Minxhozi.

Në Facebook, Zemaj shkruan se vendimi i Qeverisë së Kosovës është i bazuar në parimin e reciprocitetit.

Postimi i plotë:

Sapo u takova me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë z.Qemal Minxhozi, të cilit i konfirmova se qytetarëve të Republikës së Shqipërisë që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, nuk u kërkohet testi për COVID-19.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës është i bazuar në parimin e reciprocitetit. Si rrjedhojë, nuk kërkohen testime nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë dhe as nga bashkëqytetarët tanë nga Lugina e Preshevës.
Bashkë me ambasadorin Minxhozi, u zotuam që do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë mes dy shteteve!
#QeveriaHoti



1 Comment

  1. Pse u turret pra ju Lapsi, dhe bete ate shkrimin e djeshem,per te yshtur disa komentues bastarde per te share kosoven?Dy dite perpara e mbushet lapsin me tituj si ” kaq mijera ksoovare dynden ne Shqiperi, duke postu jo nje por 10 video brenda lajmit,per ta ngrit alarmin dhe yshtjen ne kulm, pra ju shqetesonte kjo gje(dhe me te drejte shqetesimi, se eshte koronavirus,,por jo ta keqshfrytezonit si lajm), dhe komentuesit kerkonin te mbyllej kufiri per keta kosovare te qelbur qe sjellin vetem viruse(sic thoshin disa).Kurse dje genjyet qe Kosova izoloi Shqiperine, dhe u liruan zagaret antikosoavre perc ares te komentojne, Tani thoni jo nuk qenka e verette? Pse e bete pra? Ka filluar dhe Lapsi te paguhet nga ato shtete qe paguhet dhe “Elio=Emu”,per te percare?Ne vend se te merrni adresen e bastardit Elio dhe ta dergoni ne prokurori, ju vetem yshtni Eliot dhe ndonje mut tjeter te shitur te ngjashem.Turp te keni, Dhe ne fund te fundit,si vellezer qe jemi, duhet ti themi dhe ne sy njeri tjetrit, qe meqe ke shume raste koronavirusi ne Kosove,(apo anasjelltas),po e mbyllim kufirin perkohesisht,dhe jo edhe mbylle edhe pse e mbylle.E thashe dhe diku tjeter, Qeveria Rama, e hapi kufirin e mbyllur me pare, perturizmin dhe sidomos per te mbsuh xhepat e Kastratit,dhe nuk e besoj qe per hater te shqiptareve te Kosoves, por nqs e ka bere per hater,ka bere gabim, se nuk duhet te rriskojme njeri tjetrin,pra mbylljani kufirit Kosoves, nqs e rriskon Shqiperine, por mos e shani Kosoven(apo te lejoni percarsit) se ska faj populli ca ben dulla Koti,se ne fund te fundit s’keni qofte dhe nje te keqe te vetme nga Kosova,por vetem te mira,dhe interesi per bashkim eshte egzaktesisht i njejte, ose te pakten jo me shume ne anen e Kosoves, keshtu qe frenoni dhe jo te nxisni anti-kosovaret!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *