• |
ide | kryesore

Madonna censurohet nga instagrami, shkak Covid-19

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja  Madonna, është censuruar nga Instagrami, pasi ka ndarë një video në lidhje me një teori konspirative për coronavirusin .Në postimin e saj, Madonna  pretendoi se tashmë ishte gjetur një vaksinë për COVID-19, por po fshihej për të “lënë të pasurit të pasurohen më shumë”.Instagram e bëri të paqartë videon me një titull ku thuhej: “Informacion i rremë”.Videoja u fshi më vonë nga faqja në Instagramin e Madonnas, por jo para se fansat të protestonin ndaj këtij vendimi.Midis tyre ishte këngëtarja,tekstshkruesja , Annie Lennox, e cila komentoi: “Kjo është çmenduri e plotë”. “Shpresojmë që faqja juaj të jetë hakuar dhe thjesht do ta shpjegoni”, shtoi ajo.Kjo nuk është hera e parë që Madonna ka bërë pretendime të tilla rreth coronavirusit.Në mars, ajo postoi një video nga banjo e saj duke përshkruar virusin si ‘barazimin e shkëlqyeshëm’.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *