• |
ide | kryesore

“Më lehtë të spostosh Duomo-n se të marrësh Messin tek Inter”: Conte epik në përgjigje

-Instant, Sport



Pas fitores me Napolin, Antonio Conte bën shaka për ëndërrën e interistëve Messi (“është më e lehtë të spostosh Duomon se ta sjellën atë tek Inter”) e heq ndonjë guralec nga këpucët. “E kuptoj që të më sulmosh mua sjell publicitet – ka thënë tekniku zikaltër – por më vjen keq sepse dëgjoj të thuhen ndonjëherë gjëra mbi punën që ofendojnë profesionalizmin e një personi që vendos pasionin përpara. Më ka bezdisur”.

“Mua më duket se jam shumë i ndershëm e korrekt kur flas, mendoj që ndonjëherë ndershmëria e korrektesa të japin bezdi. E kuptoj që të më sulmosh mua sjell publicitet, sepse nuk jam i fundit i grupit; pòr më vjen keq sepse dëgjoj ndonjëherë gjëra për punën që ofendojnë profesionalizmin e një personi që vë shumë pasion – ka shpjeguar Conte -. Mundohem gjithnjë të jem përshpejtues në situatat që thirrem në cështje. Ndonjëherë ia dal ndonjëherë më pak, por kur tregohen gjërat në ajër për të më sulmuar mua personalisht më ka shqetësuar dhe nuk më ka pëlqyer”.

Ecuria e Inter në kampionat me shumë mundësi është nënvleftësuar sipas Conte. “Unë nuk mund të tregojë historinë e Inter, janë gazetarët që sjellin numrat e shohin ndeshjet që duhet ta bëjnë. Unë e kuptoj që krijoj pritshmëri të lartë, shumë gjëra mund të konsiderohen edhe nga kjo. Dikush mund të mendojë që vij e fitojmë: ndoshi në të kaluarën, pòr…”.

Të shtunën vendoset vendi i dytë me Atalantën. “Shkojmë të përballemi me realitetin e një skuadre që ka implementuar lojtarë të rëndësishëm. Me Atalantën është një test i bukur për të kuptuar ku jemi, është bukur ta mbyllim me këtë ndeshje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *