• |
ide | kryesore

Mjeku poston foton me maska dhe tregon se sa përqind mbron secila prej tyre

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Jo çdo maskë mbron nga koronavirusi. Mjeku shqiptar Ilir Alimehmeti, ka postuar një fotografi në rrjet, e cila shpjegon për çdo lloj maske, se sa përqind të mbron nga virusi. Alimehmeti po ashtu bën thirrje që njerëzit të ruajnë distancën, pasi është kyçe, edhe pse mund të kesh vendosur maskë.foto galeri

Theksin mjeku e vë tek maskat e bëra vetë, të cilat sipas figurës, nuk të mbrojnë fare nga virusi.

STATUSI I PLOTE
Qe ta kemi te qarte!
Jo cdo maske mbron!
Maska nuk eshte dordolec!
Perdorni masken e duhur ne momentin e duhur, ose lereni fare ate muhabet!


(Shtese vetem per ata qe fokusohen ne detaje dhe jo ne mesazhin e pergjithshem)
Qellimi i postimit eshte:
Mos u ndjeni te mbrojtur apo supermene vetem se keni maske, sidomos maska te tipit “beje mire, beje vete”!
Mbani distancen, se ajo eshte siguri 100%!
Maska nuk eshte siguri 100%!
Asnje lloj maske!
DISTANCA ESHTE KYÇE



1 Comment

  1. O doktor, rri e bej mjekun ne se je i zoti e ndihmo te semuret te marin vehten e tu lehtesosh dhimbjet.
    Nuk e di se ku e ke gjetur kete tabele sharlatanesh qe na e tregon, por, duke qene se nuk eshte fusha jote tr keshilloj te mos besh kompetemtin e mos i konfuzo me shume njerezit se boll i terorizuat me kete virus.
    Maskat per dijenine tende, jane filtra mekanike, qe filtrojne e kapin disa pjeseza ne se ato kane dimensione me te medha se hapsirat qe ka maska per kalimin e ajrit. Si te tilla ka lloje te ndryshme maskash lidhur me kete parameter. Prandaj kane edhe sigla e emertime te ndryshme.
    Maskat ndahen ne nje perdorimeshe e shume perdorimeshe.
    Nga qellimi i perdorimit ndahen ne maska qe mbrojne vetem perdoruesin e tyre, ne ato qe mbrojne te tjeret perreth perdoruesit nga ky i fundit dhe ato qe i kryejne te dyja funksionet. Ndryshe quhen edhe maska egoiste, altruiste e ideale.
    Ti i ke futur te tera bashke e ben disa krahasime si : kush eshte me mire molla apo dardha.
    Ajo maska e dyte ne rrjeshtin e pare, Surgical Mask, apo maska kirurgjikale, nuk eshte krijuar per te mbrojtur perdoruesin dhe eshte nje perdorimeshe. Ajo mbron te tjeret ne rast se ai qe e mban ka viruse apo baktere qe mund ti nxjerre nga goja apo hunda gjate frymemarrjes.
    Cuditerisht, sipas tabeles tende, ajo mbroka me mire nga virusi se sa nga bakteret, pluhurat e polenat. Sipas kesaj llogjike, virusi paska dimensione me te medha se bakteret,grimcat e pluhurit apo polenet. Eshte e vertete kjo? Cilat jame dimensionet e ketij virusi?
    Ajo maska e trete, vertet mbron perdoruesin (kryesisht nga grimcat e pluhurit), por lejon nepermjet valvules qe elementet demtues, viruse, baktere, etj te dalin lirshem drejt personave te tjere.
    Maskat e bera vete, qe ta thjeshtojme muhabetin, mund te jene po aq te efektshme sa ato te fabrikave, mjaft qe te jene sa me te puthitura dhe te kene materialin qe ndal kalimin e grimcave duke u nisur nga dimensioni i tyre. Mos prit nga tabela promocionale te fabrikave qe prodhojne maska ta thone kete gje.
    Ve re se shume mjeke, perfshire ty.,japin keshilla sociologjike, politike, organizative apo edhe inxhinierike si ne rastin tuaj.
    Ndonje gje mjekesore, pervec larjes se duarve, a mhnd te na keshilloni?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *