• |
ide | kryesore

PD-LSI me listë të përbashkët për zgjedhje? Kryemadhi: Ka kohë!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një intervsistë për News24 ka thënë se vetë ajo është kundër ndryshimeve kushtetuese jo prej ndalimit të koalicioneve, por për integrimin europian.


Sipas saj nëse Shqipëria humbet kësaj radhe negociatat atëhere jo vetëm që s’ka shans të anëtarësohet më në BE por do të izolohet dhe do i vendosen madje edhe sanksione. Ajo sqaron se nëse Rama do të bëjë ndryshime kushtetuese atëhere të bëjë Referendum, pasi dhe Enver Hoxha që ishte diktator miratonte me Referendum nga populli.


Kryemadhi nuk përjashton mundësinë e një liste të përbashkët me Opozitën në zgjedhjet e ardhshme por fillimisht ajo thotë se është e përqëndruar tek problematikat aktuale siç është pandemia.

“Kjo ka kohë. Më e rëndësishme është evidentimi i problematikave, plani i masave nga kjo krizë”, tha Kryemadhi kur u pyet për këtë cështje.

4 Comments

  1. Lista e perbashket nese eshte e hapur nuk ka ndonje problem. Ne cdo qark gjysma e listes ka kandidate te PD dhe gjysma tjeter ndahet mes kandidateve te koalicionit. Duke qene se nuk ka renditje nuk ka per cfare te kete konflikt. Mesa di une ligji elektoral te jep mundesine te listosh edhe me shume kasndidate sesa eshte numri i deputeteve, keshtu qe dhe ne qarqe te vogla si kukesi cdo parti opozitare qe ka nje shans minimal per te nxjerre deputete mund te vere kandidate. Problem eshte nese nuk eshte plotesisht e hapur sepse aty renditja merr vlere dhe konlikti i brendshem rritet.

  2. Në rast se nuk lejohen koalicionet parazgjedhore , atëhere që asnjë votë e opozitës të mos shkojë në favor të qeverisë nëpërmjet kalkulimeve të përqindjeve të partive që s’arrijnë pragun, mund të shtohet një klauzolë ku partitë deklarohen para zgjedhjeve në cilin kamp rrjeshtonen dhe kështu të gjitha votat e sejcilit kamp(maxhoritar ose opozitar)duhet të mbeten aty ku janë destinuar,sipas një formule të parashkruar.

  3. Ne 90 bertitshim “Poshte komunizmi”…… 30 vjet me vone, pd diskuton bashkim listash me lsi.
    E keqja me e modhe jane shqupistat antikomuniste, qe vazhdojne e hajne mutin e prijsit.

  4. Ka kohe… Te shohim si do ftyj era.
    LSI e di shume mire qe po nuk u hodh me fituesin kesaj rradhe, shkrihet si parti. Sot lsi ka firuar me shume se gjysma. Po iku dhe ca ka ngel. Ehhh e pa hallin.
    Prandaj…. KA KOHE. Qe te shohim se si ta dredhim. Po thot Dr. Mona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu