• |
ide | kryesore

Plasin polemikat në Skoci, konfirmohen rëniet nga kategoria: “Turp!”

-Instant, Sport



Në fund, rrëzimi i Hearts of Midlothian e Partick Thistle respektivisht nga Premiership e Championship është konfirmuar. Kolegji arbitral i pavarur është shprehur në favor të Scottish Premier Football League, duke bërë që asnjë nga dy klubet të kishte dëmshpërblim. Vendimi ka qenë unanim, me promocionet të konfirmuara për Dundee United, Raith Rovers e Cove Rangers “Gjykata duke nominuar nenin 99 të Scottish Football Association ka dhënë sot vendimin e saj -, lexohet në verdiktin e gjykatës -. “Ka deklaruar në mënyrë unanime se ankimimi për vendimin e 15 prillit 2020 ka dështuar”.

Faktori që shkaktoi cështjen ishte vendimi i Federatës skoceze, në 8 prill, për të ndaluar kampionatet për shkak të pandemisë. Me modalitete kontroverse, pa votat e të gjithë klubeve. Në fund, Dundee United, Raith Rovers e Cove Rangers janë kurorëzuar kampionë të kampionateve, League One e League Tëo me Partick Thistle e Stranraer të rrëzuara. Në vijën e parë të ankimimit ishte drejtuesja e lartë e Hearts of Midlothian, Ann Budge. Në këtë pikë, klubi i saj e Partick Thistle kanë manifestuar zhgënjimin e befasinë për vendimin.

Ann Budge ka shpërndarë një mesazh falenderimi për tifozët ndërsa e ka quajtur “të turpshëm” SPFL. Presidenca e Hearts ka theksuar faktin që klubi mund të “pësojë humbje të mëdha financiare”, por ka lëshuar edhe një apel pasionant: klubi do të përpiqet të fitojë betejat, duke kaluar momentin e vështirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *