• |
ide | kryesore

Dosja 339/ SPAK po e godet aq fort krimin politik sa po arreston edhe të vdekurtit

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Aksioni i SPAK që u përshëndet edhe nga ambasada amerikane edhe nga president Meta, rezulton të jetë aq i tmerrshëm, sa i vë pranga edhe atyre që kanë vdekur. Prokuroria Speciale më në fund e ka pranuar se se dy nga komisionerët që akuzoheshin për krime elektorale në qarkun e Durrësit, Kasem Lala dhe Besim Bregu, emrat e të cilëve lidheshin me dosjen 339/1, kishin ndërruar jetë në momentin që duhet të jepnin llogari për vjedhjen e votave.

Ana qesharake e historisë është se SPAK i shpalli ata mes të arrestuarve në listën që u bë publike nga kjo prokurori. Dhe kjo ndodhi pa u marrë asnjëherë më parë në pyetje, pa u thirrur gjatë hetimit dhe pa u ballafaquar me të tjerët ashtu siç do duhej të kishte vepruar normalisht një prokurori profesionale. Do të mjaftonte jo procedurë për të kuptuar se  dy prej të dyshuarve si pjesë e skemës së manipulimit të votës së emigrantëve, në tre qendrat e votimit në Shijak, kanë ndërruar jetë kohë më parë.

Lexo me tej:

BIRN: Kështu u vodhën votat nga komisionerët e arrestuar

Por situata komike nuk mbaron këtu. Madje as me faktin që në vend të peshqve të mëdhej SPAK zgjodhi të godasë të vegjlit, bile dhe mes tyre zgjodhi ata që kanë shkuar në botën tjetër .

Edhe më qesharak është justifikimi që burime nga Prokuroria Speciale i kanë dhënë gazetës “MAPO” për skandalin e prangosjes të të vdekurve. Ata u shprehën se kjo ngatërresë ka ndodhur, pasi personat në fjalë, nuk ishin çrregjistruar ende nga gjendja civile, procedurë që ndiqet normalisht kur dikush ndërron jetë.

Dosja 339/ Futen në burg komisionerët e PS, PD dhe LSI që vodhën votat në Shijak e Durrës

Kështu që mes 22 të dyshuarve të shpallur me bujë dje SPAK do detyrohet të hetojë vetëm 20 ish komisionerë që kanë mbetur gjallë.

Të martën Prokuroria Sepciale shpalli me bujë arrestimet në kuadër të dosjes 339/1, e cila u bë e famshme pas përgjimeve të vjedhjes së votave të publikuara nga gazeta gjermane “BILD” me akuzën se në tre qendra të hetuara në Shijak rezulton se është zbuluar manipulimi i së paku 5.5% të të gjitha votave.

©Lapsi.al

 

 



21 Comments

  1. Drejt … Me SPAK askush nuk duhet te dyshoje se ndeshkimi pas do ti ndjeke deri ne boten e pertejme.
    Prangat kush poshtersira ka bere.

  2. EDI RAMA DHE ORGANIZATA PO BEJNE REFORMA,AJO E MJEKESISE BURRIN E NXJERR ME BARRE ,KURSE KJO E DREJTESISE E ARRESTON ATA QE KAN VDEKUR ME KOHE thotë:

    Haha QFAR TURPI ,YURI KIM DO MERE PJESE NE VORRIMIN E TE ARRESTUARVE,

  3. Kjo bufonade, e quajtur reforme ne drejtesi, projektuar, financuar, implementuar, nga “miqte” e Shqiperise dhe shqiptareve, shba&be, saktesisht nga veglat, ne sherbim te kriminelit nazist, josef shwarz-soros, ka dal kaq zbuluar, lakuriq fare, saqe tanime gjithkush qe ka sy e shikon, qe ka vesh e degjon, s’ka fare rendesi nese ka pak apo aspak, mend ne koke, cdo qytetar shqiptar, deri tek me i fundit, e ka absolutisht te qarte, e shikon si ne pasqyre, te verteten e demokracise, sistemit te te drejtes, te drejtave njerezore, te barazise para ligjit, e perralla te tjera, me mbret, qe na jane treguar per 30 vite, nga shba&be.
    Po tani qe mbretin e pane te gjithe, lakuriq, cdo te sajoni tjeter?!

  4. Kjo bufonade, e quajtur, reforme ne drejtesi, projektuar, financuar, implementuar, nga “miqte” e Shqiperise dhe shqiptareve, shba&be, saktesisht nga veglat, ne sherbim te kriminelit nazist, josef shwarz-soros, ka dal kaq zbuluar, lakuriq fare, saqe tanime gjithkush qe ka sy e shikon, qe ka vesh e degjon, s’ka fare rendesi nese ka pak apo aspak, mend ne koke, cdo qytetar shqiptar, deri tek me i fundit, e ka absolutisht te qarte, e shikon si ne pasqyre, te verteten e demokracise, sistemit te te drejtes, te drejtave njerezore, te barazise para ligjit, e perralla te tjera, me mbret, qe na jane treguar per 30 vite, nga shba&be.
    Po tani qe mbretin e pane te gjithe, lakuriq, cdo te sajoni tjeter?!

  5. Tragjikomedi. Tragjike sepse dy persona kane nderruar jete dhe komike se nje organ “i superspecializuar” dhe krejtesisht “i pavarur” i arreston pas vdekjes. Gjushin e kane gjalle, shetit i lire, gezon qindra milionat e fituara nepermjet korrupsionit (kjo sipas DASH), eshte kapur duke folur me trafikante droge per vjedhje votash, e kane degjuar gjithe bota dhe i kane lexuar perkthimet ne anglisht (ketu ben perjashtim vetem gjeniu Peza qe ate qe degjonte ne shqip, thonte mos e kane perkthyer gabim), por Gjushi nuk ka asnje faj, nuk ka bere asgje megjithese iu shkri akullorja ne duar dhe askush nuk merr mundimin t’ia permende emrin. Gjiknuri con nje furgon me “cuna problematike” ne Diber, por kjo nuk perben veper penale sipas SPAK. Deklarata e SPAK se u arrestuan 22 persona per krime zgjedhore fut uje nga te gjitha anet dhe besimi tek SPAK eshte nen zero. Mund te rifitoje ndonje pike nese arreston Gjiknurin dhe Dakon dhe te dale pak “mbi nivelin e detit”, por ne kete menyre se si po veprohet, me sa duket i marrin rrogat (dhe cfare rrogash) kot. Me mire t’ia kalojne buxhetin e SPAK Vilma Nushit, ka bere shpenzime te medha per te shkuar me charter dhe per t’u shtruar ne nje spital “me shtate yje”. Te pakten ato leke do sherbenin per dicka.

  6. Nuk duhet te kishte VETING as SPAK e as BKH.
    Duhet te ishin akoma ata qe tallin bythen me drejtesin dhe me njerzit.
    AJO DREJTESI JU PELQEN O QELBESIT E SALES. PO MBASE NUK KENI DHE FAJ SE MBASE KENI FITUAR PLACK, LEKE DHE GJAK. NGA AJO PALO DREJTESI. DHE TANI NUK JU PELQEN KJO LLOJ DREJTESI ALLA AMERIKONE.
    JU E DONI ALLA SAHLIJANE.
    Po iken ato kohera, do ktheni gjen e vjedhur. Dhe su ka ngelur gje tjeter e te PELLISNI, ketu si gomer qe kan ngel pa ngren ferra.

    1. O Boss, po per te arrestu kshu milingonash skishte nevoje per SPAK e BKH. Keto u krijuan per Peshqit e Medhenj apo jo?

      Keto arrestohen milingona dhe i cojne flet arreste te vdekurve,. SPAK e BKH u krijau per te arrestu Gjysh Dakon e lart por kjo ska shanse te ndodhe.

      Kshu qe rrofsh ti bashke me SPAKUN.

  7. Te gazeta Tema , i kishin marre nje interviste kreut te SPAK. Ai thoshte se nuk ishte faji i askujt, se operacioni ishte sekret , se personat nuk paraqesninrrezikshmeri etj, etj. Po nuk doja te flisja per te. Me bene pershtypje komentet poshte . Me perjashtim te ndonjerit , qe e justifikinte disi, te gjithe te tjeret e masakronin. Te gjitha keto te Tema.

  8. Lumeshi, i lindur në Tropojë, është emër i njohur në PD, pasi ka qenë shoqërues i kupolës së PD-së para viteve 2000, ndërsa Sali Berisha e mbante afër si mburojë në PD. Lumeshi është përmendur nga socialistë edhe për biznesin e tij të dyshimtë në lojërat e fatit. Lumeshi është emri i dytë i zbuluar si klient i Shkëlzenit në shitblerjen e pasurive të paluajtshme. Një tjetër klient i Shkëlzenit ishte biznesmeni pranë PD, Ilir Karçini, i dënuar pasi kishte porositur killerin, Julian Sinani, për të vrarë biznesmenin tjetër Piro Bare

    1. As fantazi nuk keni me. Qepenivate goje, ose me mire mbylleni ate hale o te pafytyre. Erjon Veliaj doli me covid, beni edhe tamponin edhe ju se ju ka ardhur dita per ta bere falas o plehra

  9. Hahahaha xhimi do rrosh me shume se une.Sa pashe titullin drejt ke Spartak cimka me vanti mendja.
    Ska faj nji komentues me lart qe thote Tallin b me leket Tona.

  10. SPAK NJE VEGEL NE DORE TE RAMES BERI GJITHE KETE ZHURME PER TU HAPUR RRUGE NDYSHIMEVE KESHTETUESE SE SIPAS SPAK KOMISJONERET DUHET TE BEHET SIKUR THOTE RAME SE JA CFAR BEJNE KOMISJONERET POLIT .LOJ E RAMES ME SPAK SPAKU RA U PERBYS UNE NEK E BESOJ ME SPAKU TE SHKONTE TEK KSHILLI PLITIK DHE TE ARRESTONTE DAMJAN GJIKNURIN ATEHER KISHTE BERE PUNEN QE I TAKONE DHE JO ZHURME PALLAVRA ME LOJRA ME FAKIRA .PRA SPAKU RA U BE PJES E LOJES POLITIKE NE FAKTE KESHTU KA LINDUR.

  11. Skandali i Panamasë, që zbuloi paratë e fshehura të elitës botërore, përfshin në listën e saj edhe një shqiptar, të lidhur ngushtë me qeverinë Berisha.

    Ai është Ismail Mulleti, një biznesmen dhe ndërtues në vitet ’90, dhe ish-aksioner i një prej hoteleve më të rëndësishme në Tiranë “Hotel Tirana”.

    Por këto biznese janë thërrime përballë kompanisë GFI Techologies, ku ai është bashkëpronar.

    GFI Albania, nëpërmjet një kontrate 10- vjeçare që kushton 150 milionë euro, duhej të ngjyroste naftën në përputhje me qëllimin e përdorimit, me synim eliminimin e abuzimit me cilësinë e destinacionit dhe në fund shmangien e taksave.

    Pikërisht me këtë qëllim asaj iu dha koncesioni në javët e fundit të qeverisë Berisha.

    1. Mer shkerdhata njerez, mor te degjeneruar, vertet mendoni se mbulohet muti me shurre?
      Po si mo, prokuroria super speciale me rroga me te larta se te Presidentit te Republikes shkon e arreston persona te vdekur, dhe ju doni te terhiqni vemendjen se cfar ka bere berisha 10 vite me lare. Jo se kjo eshte e pa rendesishme, por perpara kesaj qe po ndodh tani, perpara faktit qe Rilindja (jo e vetme) po e con ne humnere kete vend, cfar ka ndodh para 10 vitesh me salen me duket dicka fare e pa rendesishme. Me duket njesoj si te shkoj dikush ne urgnence me nje plage ne bark dhe doktorri te filloj e te meret si ka qene ai para 10 vitesh, nderkoh qe pacienti eshte duke vdek.
      Hajde rregullojme sado pak gjendjen aktuale, dhe pastaj merremi jo vetem me Salen po dhe me Zogun apo dhe Ismail Qemalin po te duash.

  12. ti i paeri i ores 8.31 po kush te mban te arrestosh berishen bashen e te tjer spakun e ke cfar pret por jeni hajna te poshter qe fshiheni pa te thenave ketu e ka mbuluar MUTI KREJT SHQIPERIN TI KE HALLIN E BERISHES ARRESTOJENI POR TI HANI MUT SEPSE JENI NAIV SPAK DUHET TE BEJ PUNE ASHTU SI I TAKON JO TE ARRESTOJ FEMIJE PLEQ E VAJZA PO TE ARRESTJ NUSHI TUSHIN PUQIN NACIN PAQIN XHAXHKEN TACKEN CUCIN DMJANIN ARJANIN E TE GJITHE PO QE NEVOJA PSE JO BERISHEN POR ………………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *