• |
ide | kryesore

Rusia paralajmëron vaksinën anti-COVID brenda dy javësh: Është një moment Sputnik

Planet



Rusia pretendon se është gati brenda dy javësh që të miratojë vaksinën e parë për koronavirusin. Është kjo ajo që raporton CNN, referuar deklaratave të zyrtarëve rusë të cilët pretendojnë se do të punojnë deri në 10 gusht, ose më parë për aprovimin e vaksinës. Bëhet fjalë për një vaksinë të zhvilluar nga Instituti Gamaleya në Moskë.

“Është një moment Sputnik”, deklaroi Kirill Dmitriev, i cili ndodhet në krye të një fondi sovran rus, i cili financon kërkimet për vaksinën, duke iu referuar lëshimit të satelitit të parë në botë në vitin 1957, nga ana e Bashkimit Sovjetik të asaj kohe. “Amerikanët mbetën të befasuar kur dëgjuan Sputnik, e njëjta gjë do të ndodh edhe me vaksinën. Rusia do e bëjë e para”, deklaroi Dmitriev.

Por Rusia nuk ka lëshuar të dhëna shkencore në testimin e vaksinave dhe CNN nuk është në gjendje të verifikojë sigurinë ose efektivitetin e saj. Kritikët thonë se shtytja e vendit për një vaksinë vjen në mes të presionit politik nga Kremlin, i cili është i prirur të portretizojë Rusinë si një forcë shkencore globale. Ekzistojnë gjithashtu shqetësime të gjera që testimi njerëzor i vaksinës është i paplotë.

Dhjetra prova për vaksinat janë duke u zhvilluar në të gjithë botën dhe një numër i vogël janë në prova të efikasitetit në shkallë të gjerë, por shumica e zhvilluesve kanë paralajmëruar se mbetet shumë punë para se të miratohen vaksinat e tyre.

Ndërsa disa vaksina globale janë në fazën e tretë të provave, vaksina ruse nuk ka përfunduar fazën e dytë. Zhvilluesit planifikojnë ta përfundojnë atë fazë deri më 3 gusht, dhe më pas të kryejnë fazën e tretë të testimit paralelisht me vaksinimin e punëtorëve mjekësorë.Shkencëtarët rusë thonë se vaksina ka qenë e shpejtë për tu zhvilluar sepse është një version i modifikuar i krijuar për të luftuar kundër sëmundjeve të tjera. Kjo është qasja që po merret në shumë vende të tjera dhe nga kompani të tjera.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *