• |
ide | kryesore

SPAK lëshoi urdhër-arrest për komisionerin e vdekur, e shoqja: E çregjistrova në kohë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Bashkëshortja e Besim Bregut, njërit prej komisonerëve të zgjedhjeve të 2017-ës, që ka ndërruar jetë për të cilin u lëshua edhe urdhër-arresti nga SPAK, ka hedhur dritë mbi ngjarjen aspak të zakontë.

Ndonëse shkuan në banesën e të ndjerit për t’i vënë prangat, policia është përballur me një situatë befasuese, pasi është njoftuar nga familjarët se Bregu kishte ndërruar jetë.

Lexo më tej: 

Dosja 339/ SPAK po e godet aq fort krimin politik sa po arreston edhe të vdekurtit 

E shoqja e tij, Nafije Bregu në një prononcim për news 24 tha se burri i saj kishte ndërruar jetë në 28 dhjetor të 2018-ës dhe kishte bërë çregjistrim.

“Burri im është ndarë nga jeta në 28 dhjetor të 2018-ës. Janë të gjitha dokumentet në Itali. Burri im është çregjistruar. Se kuptova, pasi më thanë se nuk ishte çregjistruar. Unë brenda 40 ditëve, nga koha kur vdiq, kam bërë çregjistrimin dhe të gjitha. E bëra dokumentacionin që më takonte. Dje thanë se u arrestua. Sot thanë se dy komisionerë janë të vdekur. Burri im ka qenë komisioner i Partisë Demokratike”, tha bashkëshortja e të ndjerit, Nafije Bregu.



5 Comments

  1. spakut i japim akademik nga kosova se jan profesioonalist per kto gjerea hajni mashtrime te pa bes tradhtar bethagji qenefgji

  2. Jeni bere te degjeneruar pa u krijuar akoma o gjobvenesa. Gjene nuk mund te ndodhte ndryshe , çlind nga mace gjuan per mi . Ju duheshit laruar on-block . Vetem keshtu mund te shpetonte ky vend .

  3. Spak qenka nxituar !!!

    Nuk paskan kontrolluar sic duhet personat e perzgjedhur per arrestime, qenkan nisur nga letrat qe i kan cu para syve gjytyrymet e rilindjes.
    Nivel ordiner do thoahin shumica por ne fakt eshte nje veprim i qellimshem fund e krye per justifikim perpara opinionit duke e fhsehur deshtimin me paaftesi. Nderkohe jam si akullore gjushi tu gzu paret e korrupsionit

    Te dhjefsha spak qe merret me te vdekmit.
    Duam peshqit e medhenj te ambasadorit lu, Lu i ndrituri i madherishmi magnifikanti Lu, lu peshkatari ne kirgizstanin e praruar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *