• |
ide | kryesore

Superiore/ Skenari që ‘djeg’ një vit dënim të Skënderbeut dhe lejon Teutën në Europë

-Instant, F1, Sport



Ka mbetur vetëm java e fundit e kampionatit për tu luajtur dhe të gjithë verdiktet janë dhënë. Skuadra kampione, ata që shkojnë në Europë, në play out e që kanë zbritur nga kategoria. Asgjë nuk mund të ndryshojë nga këto, edhe pas javës së 36, e megjithatë ka një skenar intrigues, që mund të lërë të kënaqur edhe Skënderbeun, por që ka një kosto: Teuta duhet të humbasë finalen e Kupës me Tiranën.

Në fakt ky është akti i fundit, sepse më parë Skënderbeu duhet të fitojë në shtëpi me Partizanin (pa objektiva), ndërsa Laci duhet të mundë Teutën në Niko Dovana. Në këtë mënyrë, korcarët do të kalonin në renditje skuadrën e Martinit, duke i marrë vendin e katërt në renditje. Pastaj nëse Tirana fiton Kupën, në Europa League nuk shkon më fituesi i Kupës (Tirana shkon në Champions si kampion) por vendi i katërt i renditjes, që në skenarin hipotetik do të ishte i Skënderbeut.

Bardhekuqtë megjithatë do të digjnin vetëm një vit nga dënimi 10 vjecar i dhënë nga UEFA, në pritje të shprehjes së Gjykatës Federale në Zvicër, ndërsa në Europa League do të shkonte vendi i pestë, që do të ishte përsëri Teuta. Por futbolli nuk luhen me nëse, ose sikur kështu që skuadrat duhet të provohen në fushë, aty ku skenarët aprovohen, apo edhe mbeten në klasë.

SUPERIORE JAVA E 36
29/07/20
Luftëtari 17 : 45 Kukësi
Vllaznia 17 : 45 Flamurtari
Tirana 19 : 00 Bylis
Skënderbeu 20 : 45 Partizani Tirana
Teuta 20 : 45 Laçi



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *