• |
ide | kryesore

Arrestimet/ Rilindja gjen fajtorin, votat në Durrës i vodhi LSI

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Arrestimet e komisionervëve të Shijakut pas hetimeve të SPAK për vjedhjen e votave në qarkun e Durrësit po përdoren nga propaganda e rilindjes për të hequr barrën e fajit nga vetja. Menjëherë sapo doli lajmi se, në tre qendra elektorale, të gjithë komisionerët kishin vepruar si bandë e organizuar me urdhër nga lart, për të lejuar votimin fiktiv në emër të personave të tjerë, në portalet e sponsorizuara nga qeveria u botua i njëjti lajm, me të njëjtin tekst dhe me të njëjtin titull (linku poshtë).

Dosja 339/ Futen në burg komisionerët e PS, PD dhe LSI që vodhën votat në Shijak e Durrës


Lapsi.al ka kërkuar në Google me titullin: Dosja 339/1, si duhen lexuar prangat për 21 komisionerët e Shijakut”, ku ka gjetur me dhjetra herë tekstin e kopjuar me Copy Paste, për të kuptuar se ku do të dalë propoganda e rilindjes me ushqimin që u shpërndan autoparlantëve të saj.

Aty në bazë të një konkluzioni të thjeshtë mbërrihet në përfundimin se votat nuk i ka vjedhur banda e Avdylajve me Vangjush Dakon, por LSI-a me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.

Arsyetimi që përdoret është i thjeshtë. Në të tre qendrat e Shijakut, përkatësisht ato me numër 1508, 1335 dhe 1336, ku kanë votuar plot 52 persona që nuk gjendeshin fare në Shqipëri, LSI- i ka shtuar votat e saj në krahasim me zgjedhjet e viti 2013. Pra ky konstatim, plus fakti qe shumica e komisionerëve në këto qendra ishin nga opozita e sotme dhe plus pandehma tjetër se ish prokuroria e Krimeve të Rënda, që Rililindja e quan të manipuluar nga opozita, i prishi hetimet e dosjes 339/1, sillen si prova që socialistët nuk i kanë vjedhur votat e qarkut të Durrësit.

BIRN: Kështu u vodhën votat nga komisionerët e arrestuar

Në fakt ky manipulim që mediat e Ramës e shpërndajnë si ushqim për budallej, nuk bind dot askënd. E para, sepse këto 52 vota të hedhura në emër të atyre që nuk kanë votuar, nuk dihet se për kë parti kanë shkuar. Fakti se LSI është rritur, apo se ajo është “ndihmuar” nga komisionerët e PD-së kur dy partitë ishin në betejë të ashpër mes tyre, nuk janë bindëse. Ndonëse askush nuk mund ta vërë dorën në zjarr për virgjërinë e LSI-së në rapport me zgjedhjet, duket se këtë herë mëkatarët kanë qenë të tjerë.

Ajo që ndodhi në Durrës, nuk mund të shihet e shkëputur nga piktura e madhe e krimit elektoral që nxorrën në pah zbulimet e mediave gjermane. “Gjatë përgjimeve ka rezultuar se në muajt pararendës të zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2017, klani kriminal i Avdylajve është përfshirë thellësisht në blerjen e votave dhe intimidimin e zgjedhësve në emër dhe bashkëpunim të plotë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe zyrtarë të lartë të Partisë Socialistë, përfshi kreun e bashkisë Durrës, qyteti i dytë më i madh në Shqipëri”, shkroi gazeta “Bild” kur i publikoi përgjimet. Dhe nuk arriti kot në këtë konkluzion.

Kreut i bandës, Astrit Avdylaj, i cili festonte me Vangjush Dakon pas fitores së zgjedhjeve dëgjohet duke komanduar Ivo Doçin, drejtor i Ujësjellës Kanalizimeve Shijak, për ti kërkuar një listë të votuesve demokratë që punojnë tek UKT në Shijak, në mënyrë që Astriti të vijë e t’i shkundë që të votojnë për socialistët sepse në të kundër do të humbasin punen e tyre. Astrit Avdylaj ka rënë gjithashtu në përgjime me kryetarin socialist të  bashkisë Shijak, Ardian Kokomani, me kreun lokal të PS-së Ardian Kokomani si dhe me deputetin e Ramës Ilir Ndraxhit. Ai njërit i kërkon të ndalë fadromat që prishin, se do të humbasin vota, një tjetri i kërkon mbylljen e një punë për një vrasës në hipotekë, ndërsa tregon se ka djeni të plotë për lëvizjet e Dakos dhe të kryeministrit në Zvicër.

Dosja 339/ SPAK po e godet aq fort krimin politik sa po arreston edhe të vdekurtit

Të gjitha këto sollën që PS mori një rezulatat të pa imagjinueshëm në Durrës, falë lidhjeve të saj me eksponentët e krimit. 

Por, për këtë ekspoze mediave të qeverisë nuk u bëhet vonë. Ato përsërisin si papagaj të njëjtin tekst me të njëjtin titull ku pretendohet se votat në qytetin bregdetar i vodhi LSI-a. Dhe kjo për të krijuar alibi në favor të padronëve të tyre. Kjo alibi lexohet qartë në fund të këtij teksti që mund të studiohet nga studentët e gazetarisë si një njollë turpi. Aty thuhet: “Natyrshëm këtu vlen të ngrihen dy pyetje: E para, nëse kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako u vu me shpatulla pas muri për thjesht një bisedë telefonike të pa provuar në asnjë shkelje ligjore, a duhet të mbajë përgjegjësi Lëvizja Socialiste për Integrim që të dyshuar për trafik lëndësh narkotike kanë kurdisur rezultat elektoral në 3 qendra votimi duke ja pesëfishuar votat?! E dyta, a ka qenë krijimi i koalicionit PD-LSI menjëherë pas zgjedhjeve të 2017 shkaku përse Prokuroria për Krimet e Rënda e drejtuar nga njerëz pranë Partisë Demokratike nuk e çuan përpara hetimin për të kaluar nga indiciet tek provat dhe faktet duke u mjaftuar me përdorimin politik të një pasazhi bisedash të kryebashkiakut të Durrësit?! 

©Lapsi.al

23 Comments

  1. Ka te drejte Rama qe i quan kazan. Vetem duhet bere nje ndryshim i vogel, mediat proqeveritare jane KAZANE PLEHRASH dhe plehu qe mbajne brenda jane vete RILINDORET. Ndoshta do ishte me mire te quheshin GJIRIZ I MBUSHUR ME RILINDORE.

  2. Tani po kuptohet se pse i paska arrestuar SPAK-u te gjalle e te vdekur, per t’i sherbyer pjelles me te keqe te kombit shqiptar, Rames.

  3. Fatkeqsisht ketu Rilindja ka te drejte. PD eshte e vetmja parti qe qe nga 2013 e ne vazhdim nuk blen vota. Ky eshte fakt , jo partizanllek.

  4. Po i lejoj vetes nje korrigjim te vogel persa i perket artikullit:
    “Lajmi I qeverise ushqim per budallenjte qe nuk do ta haje njeri” eshte gabim, ja te shohim komentet ne vijim se sa budallenje do e hane.

  5. Levizjet e SPAK jane te gjitha te studiuara ne tavoline dhe te koordinuara me “pronaret” e vertete te drejtesise. Kemi hyre ne fazen No. 2 te kapjes se drejtesise, ku nese deri dje drejtesia mbronte cdo politikan te cdo ngjyre dhe niveli, cdo veprim nga sot e tutje do kete prapa nje plan te mirefillte godites ndaj armikut dhe nje mesazh propagandistik shoqerues. Dhe natyrisht i orientuar “rastesisht” vetem kunder armikut politik te frymezuesve te reformes (me ndonje cironke mavi sa per konsum te turmes)

  6. Po nqs ju thoni qe mediat e rilindjes po i bejne per budallenj lexuesit…duket se edhe ju po i beni per budallenj kur thoni qe zbulimet i beri media gjermane. Ato i kishte prokuroria me kohe dhe nuk levizi as majen e gishtit dhe kur e humben vleren hetimore ua dhane te gatshme medias gjermane….

  7. haaaaa, o Lapsi nuk ka njeri qe e beson me Rilindjen dhe analistet rilindas qe e qelben kete vend keta 8 vjet me analizat e tyre dhe fale tyre urrejtja kunder Rames eshte 100 fishuar. Me keta papagaj te jete i sigurt Rama se po ndersen kufoma te kalbezuara qe qelbin ere te njerezit dhe kontrolloni tv ku keta lakenj flasin…sa i kane rene kuatat e shikueshmerise kur dalin fytyrat e tyre dhe te rilindasve tv qe ju bejne reklmae ketyre….

  8. Lumeshi, i lindur në Tropojë, është emër i njohur në PD, pasi ka qenë shoqërues i kupolës së PD-së para viteve 2000, ndërsa Sali Berisha e mbante afër si mburojë në PD. Lumeshi është përmendur nga socialistë edhe për biznesin e tij të dyshimtë në lojërat e fatit. Lumeshi është emri i dytë i zbuluar si klient i Shkëlzenit në shitblerjen e pasurive të paluajtshme. Një tjetër klient i Shkëlzenit ishte biznesmeni pranë PD, Ilir Karçini, i dënuar pasi kishte porositur killerin, Julian Sinani, për të vrarë biznesmenin tjetër Piro Bare,ja keta jane ustallaret e vjedhje ve te votave per 25 vjet

    1. Ja ku u zgjdh problemi nga ky idioti që poston të njejtin trakt të ripjelljes , njëqind herë në ditë.
      Të gjitha votat i paskej vjedhur njëfarë Lumeshi, “klienti” i Shkëlzenit, djali i Berishës.

      Tani SPAK-u, nuk ka më sepse të meret me të vdekurit apo të gjallët që votojnë për PS, por me porosi të Tualet Pallës, të hetojë se mos ato paratë që ka kërkuar Shkëlzeni kredi për të ngritur një fabrikë, do të blejë vota për gjithë opozitën e bashkuar.
      Budallej vërtetë që nuk ka në Shqipëri me shumicë siç e thotë me të drejtë dikush nga komentuesit, ama maskarej të tillë si ky që bën këto postime idiote, ka akoma, përderisa sivjet po thuhet se do të kemi korrjet të bollëshme të kanabisit.

  9. Perveç palaçolleqeve te politikes dhe ne veçanti te rilindjes kjo teoria e kutive na vertetoi shume padrejtesi
    qe ka ne kete vend dhe me kryesorja eshte se na vertetoi qe kur je ne pushtet mund te beshe çte duash edhe hashioqare fare dhe perseri te jesh i pafajshem . Fenomenit te mosndeshkueshmerise si pasoje e qenies ne pushtet duhet ti jepet fund nje here e pergjithmone .
    Ky fenomen ne radhe te pare na vertetoi se vetingu ne kete vend ishte diçka sa per sy e faqe . U vertetua katerciperisht se SPAK-u eshte nje vegel ne duart e politikes dhe me kalimin e kohes ka per te bere laviren
    me qeverite e radhes . Na vertetoi se drejtesia e ka te pamundur te funksionoi ne kah te kundert me politiken .
    Se dyti , rilindasit duke na trumpetuar se 14 numerues ishin te opozites dhe vetem 8 jane te sajat do te na mbushe mendjen se kush me shume e kush me pak te gjitha partite jane njesoj .Por me e paimagjinueshmja
    eshte se ajo ne kete mesele del me e demtuara . Me kete veprim Rilindja mundohet te na mbush mendjen se eshte e pastera ose te pakten me e pastra ndermjet te pisteve te politikes . Eshte njesoj sikur nje terroristi ti shpertheje bomba ne dore duke e plagosur rende . Dhe ne fund te hetimeve , nga vrases te na kthehet ne
    viktime , biles te kerkoje edhe demshperblim nga ata qe do ishin viktimat e tij .
    Tani mavite nga te akuzuar na dalin akuzues , nga demtues na dalin te demtuar . Por harrojne gjene me kryesore , perfituesit e vertete ishin ata vete .
    Se treti , une nuk kam ndonje simpati per LSI , por te akuzosh LSI si vjedhese , si shpikese te blerjes se votes , si pragmatiste sa here qe ajo kundershtare me ty dhe ta perkedheles , ta lusesh , ta mbash me te mira sa here eshte aleate me ty kjo nuk eshte as burrerore dhe as e drejte .
    Dhe se fundi , te besosh zgjedhjet tek keta persona politik te perzgjdhur nga partite politike , eshte njesoj sikur te besosh qe nje ujk i uritur nuk do ti haje melçite qe i ka te varura ne qafe . Prandaj eshte i domosdoshem nje depolitizim i menjehershem i zgjedhjeve , si dhe votimi e numerimi elektronik . Te gjitha keto te shoqeruara me ndryshimet kushtetuese dhe ato te kodit zgjedhor do ta mbyllnin pazllin e ndryshimeve politike . Sistem proporcional kombetar me lista te hapura 100% pa koalicione , prag jo me te larte se 2% , lejimin e referendumeve , lejimin e mocionit te mosbesimit per qeverite dhe jo siç e kemi tani , zbatim rigoroz te statusit te nenpunesit civil qe partite qe mos jene me zyra punesimi , ndalim me ligj te PPP-ve , ndalim te te gjitha kompanive Off Shore por ne radhe te pare depolitizim te drejtesise . Si pasoje e ketyre ndryshimeve perfituesit me te medhenj dhe te vetem do ishin Shqiptaret dhe ekonomia e tyre .
    Tung te gjitheve !

    1. Kjo historia me komisionerët, nuk na zbulon ndonjë gjë të re për ripjelljen se , i kemi dëgjur që gjithmonë si hajduti të thërrasin kapeni hajdutin.
      E “reja” në këtë histori e që na e paska zbuluar SPAK-u, është urdhëri i arrestit për dy komisionerë të vdekur.
      Nëse i grumbullojmë me ndonjë statistike perfekte të gjitha rastet në zgjedhjet në Shqipëri, kur të gjallët kanë votuar në emër të të vdekurve, do na dalë që së pakti nja 5 copë deputetë të jenë zgjedhur nga të vdekurit, ama që SPAK-u nga i cili prisninm që të kapte “peshqit e mëdhëj” , të kap komisionerë të vdekur, kjo ishte surprizë e ngjarje që do të shënohet në historinë e drejtësisë shqiptare.

  10. Ja pse Rama bëri e bën cdo gjë për të kapur drejtësinë.Fakti që spaku ose aspaku që meret me 52 vota ku në përgjime tregohet devijim kolosal të votave tregon gjithckaPd dhe Lsi duhet të kundëveprojnë.

    1. po ta maresh per veprimin kjo eshte vjedhje, por do ta maresh a ja vlejti per te penalizuar ndonje pjesmares per deputet kjo edhe mundet, se Luli per kyetare te bshkise Tirane e mori me 9 vota jo te regullta sipas opozites se asaj kohe.
      1 gje eshte e vertet, ska asnje partyi ne Shqiperi qe eshte e ndershme, te gjitha vjedhin edhe bejne si te duan, Popullit mire ja bejne se per 50€ japin voten gezojne 2 dite edhe pastaj ankohen 4-vjete

      1. Ore shqiptar !
        Ti dhe shumë të tjerëve , nga propogandat e Ramës, ju ka ngelur në mëndje se Basha erdhi në bashkinë e Tiranës me “10 vota të vjedhur”.
        Në fakt ajo histori u skjarua, e nuk ishte fjala për “vota të vjedhura” nga Basha, por vota të hedhura për Bashën gabimisht në kutinë tjetër.
        Gabime të tilla u bënë shumë pasi votimet u bënë me disa kuti..
        A nuk gaboi edhe presidenti Topi që votën për Ramën desh e çoi kot duke e futur në një kuti tjetër ?
        Tani mendoni se kur këtë “gabim” e bëri goxha president, a mund tju vesh faj qytetarëve të thjeshtë që ngatëruan kutitë ?
        Si tja hidhnim poshtë votën presidentit për një gabim kutie ?
        Edhe ti o shqiptar nëse votën tënde që e kishe për Bashën , mund ta kesh hedhur gabim në një kuti tjetër, a nuk do të kërkoje që të respetoheshte vota tënde, pamvarësisht gabimit ?
        U mor vendim nga KQZ që të rihapeshin kutitë e u pa se me këtë “gabim” kishte fituar padrejtësisht Rama e jo Basha..
        Pas kësaj ngjarje, u ra dakord që në të ardhmen, votat e hedhura në kuti të gabuara të mos numëroheshin më në favor të kutisë por të votuesit.
        Pra kjo është një histori e mbyllur që nuk ka më sepse të përmendet “Basha” që vodhi votat.
        A mos i tha Basha Bamir Topit që votën për Ramën ta hidhte në kutinë e votimit për antarët e këshillit bashkiak ?

  11. O sufllaqist, mire qe ja paske mesu emrin supes, se barku yt vetem sAflloqe:) njeh. Ik vrit veten o morr mavi (qe dhe flamurin e PS e keni bo me ngjyren tuaj te bythqimve)

  12. Skandali i Panamasë, që zbuloi paratë e fshehura të elitës botërore, përfshin në listën e saj edhe një shqiptar, të lidhur ngushtë me qeverinë Berisha.

    Ai është Ismail Mulleti, një biznesmen dhe ndërtues në vitet ’90, dhe ish-aksioner i një prej hoteleve më të rëndësishme në Tiranë “Hotel Tirana”.

    Por këto biznese janë thërrime përballë kompanisë GFI Techologies, ku ai është bashkëpronar.

    GFI Albania, nëpërmjet një kontrate 10- vjeçare që kushton 150 milionë euro, duhej të ngjyroste naftën në përputhje me qëllimin e përdorimit, me synim eliminimin e abuzimit me cilësinë e destinacionit dhe në fund shmangien e taksave.

    Pikërisht me këtë qëllim asaj iu dha koncesioni në javët e fundit të qeverisë Berisha.

  13. Nuk po shof asnjë analizënga mediat opozitare të rezultatit të votimit në këto 3 qendra votimi. Nëse mediat e Ramës kanë gënjyer dilni e jepni shifrat e sakta, nëse ato media nuk kanë gënjyer at’here duket qartë për kë kanë shkuar ato vota në ato 3 qendra votimi.

  14. SPAK E RALIZOJ LOJEN E RAMESSHIKONI SOT ATE QE SHKUJTA PARDJE.“LSI e trefishoi rezultatin, PD e dyfishoi”/ Balla i referohet hetimit të SPAK, paralajmëron ndryshime të tjera në Kod dhe depolitizimin e komisioneve: Sa herë që partitë numërojnë… E KETE E THOT BALLA ULSIU DAMJANI ME SHOKE SHQIPERIA PO RRESHQET DREJT NEOKOMUNIZMIT QE MUND TI VIHET EMER TJETER TE IFEKTUAR ME KOVID DHE TE PAINFEKTUAR ME KOVID 2019 (PRA KETA TE INFEKTUARIT DO JEN PERPARIMTARET DHE DO QEVERISIN PRAP )PRA NEOKOMUNISTET JANE INFEKTUAR PRA VELIA NUSHI SPIRO…. BASHKESHORTJA E DAMJANIT KJO KA NJE DOMETHENJE ME VON KETA DO TE DALIN TE SHERUAR PERFUNDIMISHT KURSE PALA E TJETER DUHET TE RUHET SE MUND TE NGELIN PENG I KOVITIT PER GJITHMON TE PREKUR POLITIKISHT PSE SI KAP “VIRUSI”………………………….. PRA SOT PO ZHVILLOHEN ZGJEDHJET NE UNIVERSITET JEPET ME KONCESION KOVIDI NDYSHIMET KUSHTETUESE QE KOMISJONER DO JENE ATMINISTRATA KETE E VENDOSI SPAK PARDJE ME ARRESTIMIN E VIKTIMAVE DHE VRASEVE……….

  15. Pse ndodhi e gjitha kjo:

    A-Këto ndryshime kushtetuese u realizuan falë djegies mandatve të Lulzim Bashës, i cili i hapi krahun Ramës të bëjë cdo gjë në parlament.

    B- Gjitjashtu ndryshimet u realizuan edhe nga deputetet e listës Basha dhe Meta të cilët e mbushën parlamentin me ata që sot plotësuan 93 votat e mazhorancës.

    C- Rama e xhiroi sërish Bashën ne marrveshje dhe kjo eshte pasoje e 17 Majit

    D- nderkombetaret po ndeshkojne gabimin dhe arrogancen e Berishes dhe Bashes me djegien e mandatve

    E- Me kete formule PS del parti e pare dhe Rames i lind e drejta re krijoj qeverine 2021-2025

    Mbajeni Lulzimin edhe 5 vjet të tjera se do i duhet Ramës edhe për mandatin e 4 në 2025.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu