• |
ide | kryesore

Video/ Inter, zgjohet Lautaro: 2-0 përballë Napolit e vendi i dytë në renditje

-Instant, F1, Sport, Video

Në duelin për vendin e dytë, skuadra e Conte vendos një gur të rëndësishëm. 2-0 ndaj Napolit, firmosur me golat e D’Ambrosio e Lautaros, vjen në fund të një ndeshje të bukur, në të cilën për të paktën një pjesë loje emocionet dolën mbi lodhjen. Tani pozicionimi pas Juventusit kampion të Italisë është në duart e zikaltërve, që duhet të shkojnë të fitojnë në Bergamo të shtunën për të qenë të sigurtë se do evitojnë edhe parakalimin e Lazios, që në rrugën e tij ka Brescia e pikërisht Napolin.


Skuadrat luajtën në lira e asnjëherë shumë të shkurtra e kompakte, gjë që lejoi një lojë të pëlqyeshme. Inter kaloi në avantazh në minutën e 11 kur Biraghi shërbeu për D’Ambrosio që me të majtën kapi në kundërkohë Meret e një mbrojtje të Napolit shumë pasive. Skuadra e Gattuso luan mirë: Insigne, ndryshe nga Milik i shuar, është në formë e shkoi dy herë pranë golit. Handanovic, i kthyer vendimtar, shpëtoi rezultatin ndaj Zielinski e Politano e mbajti Inter në avantazh në pushim.

Pjesa e dytë është më pak e bukur: 26 gradët e lagështa të Milanos e një seri ndeshjesh të lodhshme, nuk i ndihmojnë skuadrat të japin më të mirë. Lautaro futet në lojë si zëvendësues e pikërisht argjentinasi shënoi të dytin nga jashtë zonës, ku edhe Meret ka fajet e tij: Gattuso sheh ti afrohet impenjimi në Champions me Barça, ndërsa Inter para Europa League do të ketë një vend të dytë për të mbrojtur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu