• |
ide | kryesore

Video/ Luftëtari e tremb, por Kukësi ka shumë kualitet: Vllaznia e denjë për Play-out, nuk mund Flamurtarin

-Instant, F1, Sport, Video



Dy ndeshjet e para të javës së fundit të kampionatit, kanë patur rezultatet që priteshin me të rënët nga kategoria, që pavarësisht se tentuan, nuk shkuan më shumë se një provë dinjitoze, ndonëse pika e marrë në Loro Boriçi nga Flamurtari mund të quhet edhe surprizë. Luftëtari e trembi jo pak Kukësin, por pastaj verilindorët bënë diferencën duke shpërthyer në pjesën e dytë për një fitore 2-5. Ndahet pika në Shkodër me Vllazninë që për të mundur Flamurtarin nuk i mjaftoi Sidorenko, sepse 16 minuta nga fundi barazoi Diamanti.

LUFTËTARI 2-5 KUKËSI
Skuadra e Orges Shehit nuk mund ti lejonte vetes të humbte vendin e dytë në javën e 36, ndaj dhe kundër Luftëtarit, në shtëpinë e këtyre të fundit, bëri një presion të jashtëzakonshëm që në fillim, duke shkuar në gol me Limaj që në minutën e 5. U duk një lojë fëmijësh, për mënyrën se si u shënua goli i avantazhit e sidomos pasi Shkurtaj ndëshkoi ish skuadrën e tij në të 29. Me 2-0 kush e mendoi një ndeshje të mbyllur gaboi, sepse të tillë e kishin menduar edhe kuksianët, që lejuan kthimin e Luftëtarit në fillimin e pjesës së dytë. Në harkun e tre minutave gjirokastritët shënuan dy herë me Likën në të 47 dhe Haxhiun në të 50, që e bëri Lulajn të kishte një figurë të keqe, para se të thyente Avdylin. Vetëm se tek Kukësi ka shumë kualitet dhe të besuarit e Novit nuk mundën të mbajnë ritmin, duke pësuar golin e tretë nga Shkurtaj në minutën e 59. Goli i dytë personal për vlonjatin që i hapi rrugë goleadës. Në të 70 vuri firmën e tij edhe Domi, me asist të Ethemit, ndërsa tetë minuta më vonë edhe Abazaj i shtohet ish-ëve që ndëshkojnë Luftëtarin, me një gol spektakolar.







VLLAZNIA 1-1 FLAMURTARI
Paqe në Loro Borici, që nuk i prish punë askujt, madje i jep një lloj legjitimiteti vlonjatëve, se nuk ishin ata skuadra më e dobët e Superiores, por Luftëtari, të cilin kuqezinjtë e kaluan me këtë pikë të fituar në Shkodër përballë Vllaznisë. Pas një pjesë të parë të qetë ku portieri mik u shqetësua vetëm nga Junior në të 21, shkodranët morën avantazhin në minutën e 65. Një sulm nga krahu i majtë i jep mundësinë Sidorenkos të godasë fort dhe ta dërgojë topin në rrjetë, duke kaluar në avantazh skuadrën shkodrane. Por gjërat u stabilizuan në të 74 kur Diamanti, pasi zë vendin e Harunit, ia ka dalë të barazojë shifrat, duke i dhënë një pikë skuadrës së Troisit, që mbyll aventurën në Superiore me një barazim morali.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *