• |
ide | kryesore

VIDEO/ Mbledhje maratonë në Këshillin Politik, palët i bashkojnë vetëm picat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prej më shumë se 4 orësh anëtarët e Këshillit Politik po vijojnë mbledhjen për ndryshimet kushtetuese që parashikojnë hapjen e listave, një ditë para se ato të votohen në Kuvend. Duket se mbledhja do të zgjasë përgjatë orëve të natës, pasi duket se anëtarët e Këshillit Politik kanë porositur pica.

Debatet kanë vazhduar lidhur me hapjen e listave, pasi opozita jashtëparlamentare ka sjellë në tryezë një propozim, i cili nuk ka gjetur dakordësinë e shumicës socialiste. Më herët nga mbledhja u largua deputetja Rudina Hajdari duke kërkuar mirëkuptimin e kolegëve për shkak të një angazhimi personal.



3 Comments

  1. Skandali i Panamasë, që zbuloi paratë e fshehura të elitës botërore, përfshin në listën e saj edhe një shqiptar, të lidhur ngushtë me qeverinë Berisha.

    Ai është Ismail Mulleti, një biznesmen dhe ndërtues në vitet ’90, dhe ish-aksioner i një prej hoteleve më të rëndësishme në Tiranë “Hotel Tirana”.

    Por këto biznese janë thërrime përballë kompanisë GFI Techologies, ku ai është bashkëpronar.

    GFI Albania, nëpërmjet një kontrate 10- vjeçare që kushton 150 milionë euro, duhej të ngjyroste naftën në përputhje me qëllimin e përdorimit, me synim eliminimin e abuzimit me cilësinë e destinacionit dhe në fund shmangien e taksave.

    Pikërisht me këtë qëllim asaj iu dha koncesioni në javët e fundit të qeverisë Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *