• |
ide | kryesore

Zbardhet debati me dyer të mbyllura mes Vasilit dhe Gjiknurit në Këshillin Politik

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mësohen të tjera detaje nga debati me dyer të mbyllura në Këshillin Politik. Sipas burimeve nga opozita Petrit Vasili dhe Damian Gjiknuri janë përfshirë ne debate, pas refuzimit që PS i ka bërë ofertës që ka paraqitur opozita sot në mbledhje.

Të njëjtat burime thanë se Vasili duke iu drejtuar Daimian Gjiknurit i ka kërkuar këtij të fundit të japë arsyet se përse refuzon propozimin e opozitës.

“5 orë në mbledhjen dhe nuk keni dhënë asnjë argument se përse refuzoni propozimin tonë për hapjen 100 % të listave. Nuk keni asnjë arsye të refuzoni propozimin e kompromisit që kemi propozuar. Nëse keni si qëllim hapjen e listave, propozimin e keni mbi tryezë. Pse nuk e pranoni?” – mësohet të jetë shprehur Vasili.

Në debat ka ndërhyrë edhe Oerd Bylykbashi.

“Opozita është për konsensus. Ka paraqitur propozime me shkrim gjatë gjithë këtyre ditëve në Këshillin Politik. Ju as nuk sillni kundërpropozime dhe as nuk shqyrtoni propozimet tona. Ju po vrisni konsensusin dhe po hidhni në erë marrëveshjen e 5 Qershorit dhe 14 Janarit. Si mund të hidhni në erë marrëveshjet që keni firmosur?” – ka thënë Bylykbashi.



4 Comments

  1. Lumeshi, i lindur në Tropojë, është emër i njohur në PD, pasi ka qenë shoqërues i kupolës së PD-së para viteve 2000, ndërsa Sali Berisha e mbante afër si mburojë në PD. Lumeshi është përmendur nga socialistë edhe për biznesin e tij të dyshimtë në lojërat e fatit. Lumeshi është emri i dytë i zbuluar si klient i Shkëlzenit në shitblerjen e pasurive të paluajtshme. Një tjetër klient i Shkëlzenit ishte biznesmeni pranë PD, Ilir Karçini, i dënuar pasi kishte porositur killerin, Julian Sinani, për të vrarë biznesmenin tjetër Piro Bare,ja keta jane ustallaret e vjedhje ve te votave per 25 vjet

  2. Skandali i Panamasë, që zbuloi paratë e fshehura të elitës botërore, përfshin në listën e saj edhe një shqiptar, të lidhur ngushtë me qeverinë Berisha.

    Ai është Ismail Mulleti, një biznesmen dhe ndërtues në vitet ’90, dhe ish-aksioner i një prej hoteleve më të rëndësishme në Tiranë “Hotel Tirana”.

    Por këto biznese janë thërrime përballë kompanisë GFI Techologies, ku ai është bashkëpronar.

    GFI Albania, nëpërmjet një kontrate 10- vjeçare që kushton 150 milionë euro, duhej të ngjyroste naftën në përputhje me qëllimin e përdorimit, me synim eliminimin e abuzimit me cilësinë e destinacionit dhe në fund shmangien e taksave.

    Pikërisht me këtë qëllim asaj iu dha koncesioni në javët e fundit të qeverisë Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *