• |
ide | kryesore

Aktorët që u ndanë por vazhduan të jenë ‘të dashuruar’ për hir të punës

-Instant, Paparazzi, Slider



Të miksosh punën me kënaqësinë nuk tingëllon aq keq, por kur nuk ka më kënaqësi dhe prap të duhet të punosh, situata mund të bëhet pak e sikletshme.

Joey King dhe Jacob Elordi në “The Kissing Booth 2”

Joey dhe Jacob u njohën në setin e filmit “The Kissing Booth” në janar të 2017-ës dhe më pas filluan të dilnin. Çifti u nda në fundin e vitit 2018, pak përpara se Netflix të njoftonte se do të kishte një film të dytë, të cilin ata e xhiruan së bashku në 2019-ën. Jacob është aktualisht në një lidhje me Zendaya-n, ndërsa Joey me Steven Piet.

Jennifer Lawrence dhe Nicholas Hoult në “X-Men”

Jennifer dhe Nicholas u takuan gjatë xhirimeve të X-Men dhe qëndruan bashkë për 4 vite (2010-2014). Atyre iu duhej të punonin bashkë për “X-Men: Apocalypse and Phoenix Dark”. Aktorja është e martuar me Cooke Maroney (drejtor i një galerie arti), ndërsa Nicholas është në një lidhje me Bryana Holly(modele).

Amanda Seyfried dhe Dominic Cooper në “Mamma Mia! Here we go again”

Amanda dhe Dominic u takuan në setin e filmit “Mamma Mia” (2008-2011) dhe pas ndarjes u “ribashkuan” përsëri për të xhiruar filmin “Mamma Mia! Here we go again” në 2017-ën. Amanda aktualisht është e martuar me Thomas Sadoski. Ata kanë dy fëmijë së bashku. Dominic është në një lidhje me Gemma Chan.

Kaley Cuoco dhe Johnny Galecki në “The Big Bang Theory”

Kaley dhe Johnny luajtën për 10 vite serialin “The Big Bang Theory”. Ata ishin bashkë vetëm gjatë periudhës 2007-2009.  Sot, të dy janë të martuar (me njerëz të tjerë).

Cameron Diaz dhe Justin Timberlake në “The Bad Teacher”

Cameron dhe Justin u njohën në vitin 2003. Çifti u nda pas 4 vitesh, por ata u “rikthyen” bashkë në filmin “The Bad Teacher”. Cameron aktualisht është e martuar me Benji Madden dhe ata kanë një fëmijë së bashku, ndërsa Justin është i martuar me Jessica Biel dhe kanë një fëmijë së bashku.

Jennifer Garner dhe Michael Vartan në “Alias”

Jennifer dhe Michael u takuan në xhirimet e “Alias”. Ata u ndanë në 2004-ën, por xhiruan serialin deri në vitin 2006.

Drew Barrymore dhe Justin Long në “Going The Distance”

Drew dhe Justin ishin bashkë në periudhën 2007-2009, gjatë kohës kur filmonin “He’s just not that into you”. Ata u rikthyen bashkë në 2010-ën, gjatë filmin “Going the Distance”, por u ndanë përsëri muaj më vonë. Aktualisht, të dy janë single.

 

 



1 Comment

  1. Ata te dy ne foto jane Ryan Reynolds dhe Blake Lively dhe jane akoma te martuar. Pse asnjehere nuk perputhet foto me permbajtjen e artikullit ketu?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *