• |
ide | kryesore

Dybala kërkon të jetë ndaj Lion: “Mendojmë për Champions, rëndësi ka vetëm të mundim francezët”

-Instant, Sport



Eshtë pikëpyetja e madhe e Juventus, pas dëmtimit muskular që pësoi kundër Sampdorias (“do të vlerësohet ditë pas dite, shpres jonë është ta kemi për atë që do të jetë një ndeshje vendimtare” ka thënë drejtori sportiv Paratici). Paulo Dybala do të bëjë të pamundurën për të qenë prezent e vendos në shënjestër Lion. “Tani duhet të mendojmë për Champions League, pavarësisht se sezoni ka qenë shumë i gjatë – ka thënë argjentinasi për ‘Guardian’ -. Ndeshja e parë kundër Lion ishte 5 muaj më parë e ndërkohë kanë ndodhur shumë gjëra, por e dimë cfarë mund të arrijmë akoma. Do të jetë e cuditshme të luajmë pa tifozë e vetëm ndeshje teke, por më parë duhet të fitojmë në Torino. Për momentin, është gjithcka ka rëndësi”.

Pasi siguroi titullin e radhës kampion, të 36° në historinë bardhezi, të 9° radhazi, Joya nuk është ngopur ende. “Më pëlqen të fitoj, shokëve të mi të skuadrës i pëlqen të fitojnë, e klubit i pëlqen të fitojë, e është kjo dëshirë që na bën fitues, por natyrisht ndihmon edhe fakti të kesh lojtarët më të mirë në botë në cdo pozicion – ka shtuar numri 10 -. Jemi krenar për veten, të fitosh nëntë tituj radhazi është e pabesueshme e po mendojmë që tani për të dhjetin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *