• |
ide | kryesore

Gjendet i vdekur në banesë pronari i kompleksit “Adorions Palace”

Arkiva, Lajme, Të fundit



Eugert Lazaj, 37 vjeç u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij brenda një kompleksi shumë të njohur vilash në zonën e Farkës. Lazaj, 37 vjeç, i skeduar edhe më herët në regjistrat e policisë së Shtetit për përfshirje në trafikun e drogës, është pronari i kompleksit “Adorions Palace”, në autostradën Tiranë Durrës.

Policia e Shtetit raportoi thatë ngjarjen duke thënë vetëm se i riu u gjet në shtëpi, dhe se ngjarja dyshohet se është vetëvrasje. “Më datë 30.07.2020, rreth orës 07:00, në fshatin Farkë, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi E.L., 37 vjeç. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ishte ky njoftimi i Policisë.

Por të dhëna kontradiktore vijnë nga mediat dhe burimet alternative të informacionit. Faxweb.al teksa raportoi lajmin mëngjesin e sotëm shkruante se i riu “kishte plagë të shumta në trup”.

Ndërkaq në redaksinë tonë ka mbërritur një tjetër version për ngjarjen, (ende i pakonfirmuar nga redaksia). Ne kontaktuam edhe zyrtarisht me Policinë e Shtetit por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk kemi marrë asnjë përgjigjie shteruese.

Mediat online si Newsbomb.al, Joq Albania, 360 gradë.al e të tjera shkruajnë se bëhet fjalë për një vrasje. Çfarë ndodhi me Pronarin e Adorions? /Dosja.al



7 Comments

  1. Po pse dyshoni qe nuk eshte vetvrasje? Do lodhim policine ne kete vape per nje bythqir qe e ka vene pasurine me leke droge??? Vetvrasje se e la dashnori gay dhe pike! Per larje hesapesh nuk heton njeri, se hesapet i dinte vete para se ti hynte kesaj rruge….

    1. Ka qen cun flori se e kam njoft nga afer ne pozita inferiore nga ana ime. Ju prefte shpirti ne paqe. Ka polici qe heton per afera droge. Le tja nxirrte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *