• |
ide | kryesore

Hulk Hogan bëhet film. E interpreton Thor, por ka skeptikë: “Nuk mund ta luajë një që është dy herë më i vogël”

-Instant, Sport



Hulk Hogan, legjenda më e famshme në historinë e Wrestling, do të bëhet film. Një vepër kinematografike me regjinë e Todd Phillips, i njohur për triologjinë “Hang Over” e për kryeveprën “Joker”, e që si aktor protagonist Chris Hemsworth, që interpreton Thor në sagën e Avengers, e që mezi pret të vihet në rolin e Hulkamania, lëvizja më e njohur në historinë e Wrestling.

Terence Gene Bollea (emri i tij i vërtetë) ka qenë ikona më e shkëlqyer e të gjithë kohëve, ai që ndryshoi gjithcka dhe e bëri Wrestling ky që është sot, me diferencimin mes “të mirëve” e “të këqinjve” që edhe tani është prezent në programet e WWE. 12 herë kampioni i botës, ka mbajtur titullin për 3 vjet, por janë momente të vecanta që e pagëzuan legjendë, si kur ngriti dhe përplasi në ring André the Giant në WrestleMania 3. Hogan ka luajtur në disa filma (Rocky III i më i famshmi), por asnjë prej tyre nuk ka përshkruar etapat e jetës së tij. Filmi, që do të dalë në Netflix, do të përqendrohet mbi të gjitha në shpërthimin e personazhit të Hogan në vitet 80 e në fillim të viteve 90.

Edhe një tip i palestruar si Hemsworth, duhet të rrisë masën muskulare tashmë e të ndërtojë një fizik të fuqishëm, ndërsa ka thënë se po studion zërin e tonin e Hogan. Bryan Alvarez, njohës i rëndësishëm i Wrestling amerikan, është shprehur skeptik për zgjedhjen e Hemsworth, sipas tij “shumë i vogël për të interpretuar një që në vitet ’80 ishte dy herë më i madh se Thor”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *