• |
ide | kryesore

Manchester City nuk njeh krizë: shpezon 82 milionë euro në dy ditë

-Instant, Sport



Ka klube që bëjnë rishikimin e shpenzimeve si e vetmja rrugë e përshkueshme për merkaton post Covid. E pastaj është edhe Manchester City. Siguria për prezencën në Europë, në dyshim deri në vendimin e CAS, ka rizgjuar dëshirën për të shpenzuar nga pronarët që, sidoqoftë, kanë marrë rreth 60 milionë për Sané të shitur një muaj më parë tek Bayern Monaco. Për të mbuluar ikjen e gjermanit, City siguroi përfaqësimet e Ferran Torres, anësori ofensiv i Valencias e zbulimi i këtij sezoni në Liga, për 25 milionë euro plus 12 bonus.

Sipas shtypit anglez, në orët e fundit Citizens kanë arritur akordin me Bournemouth për Nathan Aké, mbrojtësi qendror hollandez rritur në moshat e Chelsea. City mundi konkurencën e rivalëve të United, duke i paguar klubit që sapo zbriti në Championship një shifër të përafërt me 45 milionë euro. Kriza ekonomike që po trondit klubet europiane, duket se nuk është afruar fare nga klubi i Manchester.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *