• |
ide | kryesore

Michelle Obama zbulon çfarë e bëri të dashurohej pas Barack Obama-s

-Instant, Paparazzi, Slider



Michelle nisi podcast-in e saj këtë javë dhe i ftuari i parë nuk mund të ishte askush tjetër, përveç ish-presidentit, Barack Obama.

Edhe më parë ata kanë folur për fillimin e marrëdhënies së tyre, nga i cili është frymëzuar dhe filmi “Southside with you”, por për prezantimin e “Michelle Obama Podcast”, ata diskutuan se çfarë i bëri të dashurohen me njëri-tjetrin.

Sikurse Michelle shpjegon, ishte sensi i empatisë për komunitetin, që e bëri avokaten e re të marrosej pas tij:“Një nga arsyet që u dashurova me ty është sepse ti udhëhiqesh nga parimi se ne jemi përgjegjës të vëllezërve dhe motrave tona. Dhe unë kështu u rrita. Mund të them se familja, lagjja ime, nocionet e komunitetit ku u rrita, formuan pikëpamjet dhe zgjedhjet që unë bëra në jetë dhe ndjeja se e njëjta gjë kishte ndodhur dhe me ty.” Barack, i cili njihet për batuat e tij, vazhdon: “Nuk qenka vetëm pamja ime e jashtme. Në rregull, s’ka problem.”

Këto “ngacmime” ishin të panumërta në videon 49-minutëshe. Kur ish-Zonja e Parë thotë se ata kanë qenë “duke kaluar shumë kohë së bashku në karantinë”, bashkëshorti i saj përgjigjet: “Nuk dukesh shumë e lumtur për këtë fakt.” Autorja e “Becoming”, shton se ka qenë koha që kanë shpenzuar bashkë, që iu ka dhënë mundësinë për të folur për vizionin e tyre të përbashkët rreth së ardhmes.



2 Comments

  1. Obama pati punuar me komunitetet e zeza ne Illinois dhe me konkretisht ne Chicago. Niveli i vrasjeve dhe krimeve ne Chicago e zeze sot gjen te dyte vetem ne Afganistan apo Afrike. Mesa duket e vetmja vlere qe ka pasur puna e tij me komunitetin ka qene ‘zenia’ e gruas. Good job man!

  2. Michelle Obama eshte transeksual.Familja Obama nuk ka nje foto familjare kur femijet jane te vegjel,fotot e femijeve jane nga 13-14 vejec e lart. Deri para dy vjetesh po te klikonit ne You Tube do te shikonit pamje te qarta te Michelle transeksual te cilat siguriusht jane fshire ne ditet e sotme.Nje familje e sajuar ne krye te Amerikes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *