• |
ide | kryesore

Ndryshimet kushtetuese në Kuvend/ Opozita: Asnjë akt i njëanshëm nuk është i deyrueshëm për ne

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Opozita e Bashkuar i bëri thirrje Partisë Socialiste që të heqë dorë nga ndryshimet e njëanshme kushtetuese dhe e fton të vijojnë dialogun në Këshillin Politik.

Në një deklaratë, Opozita e Bashkuar thekson se ndryshimet e njëanshme kushtetuese nuk janë te detyrueshme për të prandaj PS duhet t’i qëndrojë konsensusit dhe marrëveshjes së përbashkët të 5 qershorit.

NJOFTIMI
DEKLARATË E OPOZITËS SË BASHKUAR
30 korrik 2020

Opozita e Bashkuar dënon braktisjen e dialogut në Këshillin Politik nga Partia Socialiste gjatë mbledhjes së djeshme. Pavarësisht vullnetit tonë për të vijuar rrugën e dialogut dhe shqyrtimit në mirëbesim të propozimit tonë për konsensus, duke i qëndruar Marrëveshjeve të 5 Qershorit dhe 14 Janarit, Partia Socialiste zgjodhi rrugën e braktisjes së dialogut dhe të ecjes drejt akteve të njëanshme që dhunojnë këto marrëveshje politike të nënshkruara mes palëve.

Opozita edhe në mbledhjen e djeshme tregoi përgjegjshmëri dhe seriozitet duke paraqitur propozimin konkret të kompromisit, për hapjen 100 % të listave të kandidatëve. Në 5 orë mbledhje, Partia Socialiste nuk dha asnjë arsye për refuzimin e propozimit tonë, duke dëshmuar edhe njëherë mungesë vullneti për dialog.

Ndryshimet e njëanshme kushtetuese shkatërrojnë konsensusin, thyejnë dhe zhbëjnë marrëveshjet e 5 Qershorit dhe të 14 Janarit të nënshkruara nga vetë Partia Socialiste, dhe sjellin pasoja të rënda për stabilitetin, demokracinë dhe integrimin europian të vendit.

Njëanshmëria nuk është rruga demokratike për përcaktimin e rregullave të zgjedhjeve në një vend anëtar të OSBE-së. Njëanshmëria është rruga e autokratëve që i kanë braktisur qytetarët dhe kanë frikë nga vullneti qytetar. Njëanshmëria nuk është në interes të Shqipërisë dhe të shqiptarëve dhe as në përputhje me aspiratën e qytetarëve për Shqipërinë në Europë.

Opozita e Bashkuar është e vendosur ti qëndrojë me besnikëri interesit të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dialogu politik është rruga e vetme për gjetjen e konsensusit. Asnjë akt i njëanshëm nuk është i detyrueshëm për Opozitën dhe aq më pak për qytetarët.

Opozita e Bashkuar ripërsërit apelin për Partinë Socialiste, që të gjejë forcë dhe ti qëndrojë Marrëveshjeve që ka nënshkruar, duke hequr dorë nga aktet e njëanshme për ndryshimin e Kushtetutës dhe duke vijuar dialogun.

Prishja e konsensusit, thyerja dhe zhbërja e marrëveshjeve që vetë ka nënshkruar, dhe tentativa për të prishur normalitetin e zgjedhjeve të ardhshme, janë provë e qartë e dëshpërimit nga humbja e pushtetit që ka kapur prej kohësh lidershipin e Partisë Socialiste.



2 Comments

  1. Kur ka mbajtur nje premtim ky gerdalla plak km njeher te vetme?ky sikur eshte shpiksi i super mashtrimeve e ka ne gjak i gjori, por kote e ka pasi eshte ne min shtese.

  2. Keto jane sekuencat e fundit, te serialit me kartona, “demokraci, shtet ligjor, shba, be, perendim, e terci e verci”, qe luhet prej 30 vitesh, ne kurriz te shqiptareve!
    Asnje bandit, qe na vjedh dhe na ka sunduar, gjate ketyre 30 viteve, nuk ka ardhur ne pushtet, si i perzgjedhur nga shqiptaret, por si vjedhes, si manipulator, i votes se shqiptareve, duke u perzgjedhur si; sherbetor i peshtire, i padinjitet, i paskrupuj, i pamoral, i pa atdhe, i pafamilje, i pafe,
    ne sherbim te shba+be=soros.
    Ky sistem djallezor global, ka si kryearlitekt dhe nenkontraktor, kriminelin nazist, soros.
    E bukura eshte se kesaj te keqjeje globale, po i bien dhembet, bishat po shqyejne njera-tjetren, shikoni sec po ndodh, ne shba.
    Kush e mendonte se; shba, be dhe sherbetoreve te tyre (rusi, kine, mos u cuditni fare, edhe keto vende, jane pjese e lojes se qeverise globale=diktature totale), do t’u vihet ne dyshim ekzistenca e tyre, ne formen qe njohim, ne nje te ardhme, shume te afert!
    Me ezaurimin e plote, te cdo kompromis/pazari, ndermjet diktatures dhe opozites, sic po ndodh, merrfund ky film me kartona. Tanime perball diktatorit/bandes&Co dhe turmave popullore, te shqiptareve, qe s’kane me se c’te humbin, nuk ka me valvul sigurie, s’ka me lulush, qe t’i frenoj, s’ka me burre pashpatulla, lulush sorosian, qe t’i ndaloj, s’ka me lulush, tradhtar te opozites, qe t’i bej xhiro miletit, W.C.kryeministri-W.C.parlament, vajtje-ardhje (Tiran-Durres, me arka bosh).
    Turma, s’pyet per dhune, s’pyet per terror banditesh, me apo pauniforme, s’pyet per plumba, gaz helmues, s’pyet per diktatur dhe diktator, TURMA TE FSHIN!
    KESHILLE, per:
    Diktatorin&banden e rivdekjes, “MOS E DETYRONI POPULLIN, TE KTHEHET NE TURME”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *