• |
ide | kryesore

Pamje nga ekzekutimi i djeshëm në Elbasan, pse u vra 23-vjeçari?

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pamjet që shihni më poshtë vijnë nga vendi ku u vra mbrëmjen e djeshme 23-vjeçari, Regis Runaj. Ky i fundit u qëllua për vdekje me thikë mbrëmë në Elbasan. Krimi ndodhi rreth orës 22:10 në lagjen “Emin Matraxhiu”.

Dyshohet që vrasja të ketë lidhje me ekzekutimin e Emiljano Ramazanit në 20 korrik, pasi viktima Regis Runaj ishte mik i tij.

Viktima është gjetur i plagosur disa herë me thikë pas shpine. 23-vjecari ishte njeriu më i besuar i Emiljano Ramazanit, i vrarë më 20 korrik. Mësohet se Regis Runaj ka qenë i skeduar nga policia si shpërndarës droge, ndërsa ka dyshime se vrasja të ketë ndodhur për territorin e lëndëve narkotike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *