• |
ide | kryesore

Personazhet “Djali Peshkaqen” dhe “Vajza Llavë” do të rikthehen në rolet e tyre si të rritur

-Instant, Paparazzi, Slider



Të martën, u njoftua se regjisori Robert Rodriguez po kthehet në botën e atyre personazheve superheronj, të quajtur “We Can Be Heroes”. Për më tepër, heronjtë eponimë, të luajtur atëhere nga Taylor Lautner i “Twilight: si dhe Taylor Dooley, do të jenë prindër në filmin e ri, duke pasur një pasardhës, i cili duke qenë fëmija i Djalit Peshkaqen dhe Vajzë Llavë, me gjasë do të ketë disa fuqi interesante.

Skenari i filmit të ri përqendron rreth fëmijëve të superheronjve të ndryshëm, të cilët duhet të bashkojnë forcat pasi pushtuesit e huaj rrëmbejnë prindërit e tyre, përfshirë Djalin Peshkaqen dhe Vajzën Llavë.

Regjisori Rodriguez, 52 vjeç, njihet për filmat “From Dusk Till Dawn”, “Sin City” dhe “Spy Kids”, dhe ai do të jetë regjisor, skenarist dhe kinematograf për këtë projekt të ri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *