• |
ide | kryesore

Rangnick në ajër: Milan e tradhëton, divorc pas 8 vjetësh me Red Bull

-Instant, Sport



Pasi dështoi kalimi tek Milan, që ka vendosur të konfirmojë Stefano Pioli, Ralf Rangnick do të gjendet shpejt i papunë. Bild, në fakt, nuk ka dyshime mbi divorcin e sigurtë mes menaxherit gjerman e Red Bull, pas 8 vjetësh suksese mes fushës e tavolinës. “Jam aktualisht në bisedime për ti dhënë fund bashkëpunimit. Bëhet fjalë vetëm për të stabilizuar modalitetet e kohët” lexohet në të përditshmen gjermane.

Raporti i suksesshëm mes 62 vjecarit e grupit austriak ka nisur në 2012, kur mori detyrën e drejtorit sportiv të dy skuadrave të grupit Red Bull, Salzburg e Leipzig. Në fillim të sezonit 2015-2016 u bë tekniku i ri i klubit gjerman duke lënë detyrën si drejtor sportiv i skuadrës austriake. Pasi udhëhoqi klubin në vendin e dytë në Zëeite Bundesliga, duke fituar promocionin, në fund të kampionatit dha dorëheqjen, duke mbajtur vetëm detyrën e drejtorit sportiv. Në korrik 2018 kthehet në pankinën e Leipzig për vetëm një sezon, që e mbylli në vendin e tertë në Bundesliga e me humbjen në finale të Kupës së Gjermanisë kundër Bayern Mynih. Pasi u largua nga pankina në fund të sezonit 2018-2019, nisi të mbulojë rolin e përgjegjësit të sportit e të zhvillimit futbollistik (head of sport and development soccer) në grupin Red Bull. Pastaj erdhi tratativa e gjatë, që pastaj dështoi, me Milan, që i ka thyer në mënyrë ta pariparueshme raportet mes palëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *