• |
ide | kryesore

Sezoni i ardhshëm i Serie A do të vonojë: Gravina i hapur për Playoff

-Instant, Sport



Gabriele Gravina, presidenti i Federatës italiane të futbollit (FIGC) ka bërë një koment në lidhje me fillimin e kampionatit të ardhshëm e hipotezës playoff. “Duhet të lidhim javët e kampionatit me kompeticionet ndërkombëtare, duke nisur nga një datë hipotetike, si fundi i shtatorit ose ndoshta edhe tetor – ka thënë numri 1 i Figc -. Playoff? Më pëlqen si ide, por nuk e di nëse do shkohet në atë drejtim”

Numri 1 i futbollit italian dyshon se Serie A mund të rinisë në 12 shtator. “Në fund të gushtit përcaktohen kompeticionet ndërkombëtare. Në 30 janë grumbullimet e kombëtares, në 4 ka një ndeshje e në 8 një tjetër. Po reflektojmë mbi datat, nuk është e lehtë por do ta bëjmë me shumë përgjegjësi”.

Gravina kërkon edhe modifikime në protokollin e sigurisë. “Jam i preokupuar për të ardhmen, sepse e dimë se cfarë do të thotë të bashkëjetosh me këtë virus të mallkuar, por ne kërkojmë të projektojmë të ardhmen. Nuk mund të aplikohet ky protokoll për 9-10 muaj. Duhen bërë reflektime, gjithnjë në respekt të prioritetit që është shëndeti”.

Një koment edhe për Immobile, që kaloi Leëandoëski e ka në duar Këpucën e Artë. “Kam bërë tifo për të, është një djalosh i jashtëzakonshëm, e meriton, komplimenta e përgëzime”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *