• |
ide | kryesore

Sherr në Elbasan, vritet i dyshuari për disa vrasje me pagesë (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një tjetër vrasje është regjistruar në Elbasan herët në mëngjes. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qendrës së qytetit, rreth orës 05:00 të mëngjesit.

Dyshohet se Florian Lamçja është qëlluar me sende të forta. Po ashtu ka dyshime se Lamçe, me precedent, është i dyshuar për disa vrasje me pagesë.

Kujtojmë se mbrëmë në Elbasan u vra me thikë edhe 23-vjeçari Regis Runaj.

NJOFTIMI I POLICISE 
Në orët të para të mëngjesit, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, në gjendje të dehur janë konfliktuar duke u dëmtuar me njëri-tjetrin me shishe dhe sende të forta shtetasit A.H., 42 vjeç, S.S., 34 vjeç, dhe F.L., rreth 40 vjeç, banues në Elbasan. Shtetasi F.L., si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Ndërsa dy shtetasit e tjerë të perfshirë në këtë konflikt kanë marrë plagë të lehta dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor vijon punën pēr zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.



1 Comment

  1. Shterasi S.S. i ndaluar eshte dhendri i Qazim Sejdinit, mund ta verifikoni lehtesisht… e kane dhe portalet e tjera

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *