• |
ide | kryesore

Video/ Benzema i fiksuar pas Topit të Artë: mes gjithë madrilenëve të përzgjedhur, spikat Neymar

-Instant, Sport, Video

Një Liga e sapo fituar e një Champions League ende për tu luajtur. Karim Benzema vjen nga një sezon në Spanjë vërtetë pozitiv që, duhet ende të kompletohet me sfidën e Kupës kundër Manchester City. Sulmuesi i Real Madrid i është përgjigjur pyetjeve përmes kanalit zyrtar në Youtube, duke treguar preferencat e tij sidomos në cështjet e futbollit…

Sulmuesi është zbavitur me pyetjet e tifozëve, nga të cilat kanë dalë edhe cështje pikante. “Nëse mendoj për Topin e Artë? Sigurisht. Që i vogël e kam ëndërruar gjithnjë. Besoj për një lojtar profesionist është normale ta mendojë. Por duhet të them që nuk e vras mendjen. Në kuptimin që e mendoj por nuk ma prish ditën e gjumin natën”


Në përzgjedhjet e francezit janë të gjithë madrilenë me përjashtim të njërit: “Pesë dribluesit më të mirë sipas meje? Më mjafton një: Neymar. Po ndalem këtu”. E pastaj vazhdon: “Me cilët lojtarë do të më pëlqente të luaja? Sigurisht me Ronaldon, Fenomenin, e Zidane…”, ka përfunduar Benzema që ka zgjedhur Spanjën si turneun më të mirë të Europës e Sergio Ramos e Varane si mbrojtësit më të mirë me të cilët ka luajtur ndonjëherë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu