• |
ide | kryesore

Votimi i ndryshimeve kushtetuese, si reagon opozita

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në një deklaratë për mediat pas votimit të ndyshimeve kushtetuese, Lulzim Basha u shpreh se sot Kuvendi tregoi se është një çirak i intersave politike të Edi Ramës.

Lexo më tej: Votimi në Kuvend/ Çfarë duhet të dini mbi ndryshimet kushtetuese 

Rama i bën një thirrje opozitës pas votimeve të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend 

“Sot Kuvendi gjysmak tregoi se është një cirak i intersave politikë të Edi Ramës. Qytetarëve nuk po u jepen lista të hapura, ato hapen veten nga fundi, sepse Rama refuzoi propozimin tonë. Sot Kuvendi shkeli më këmbë ligjet e kushtetutën. Shkelën konsensusin. Kurrë më parë kushtetuta nuk është ndryshuar në mënyrë të njëanshme e pakonsensus. Rregullat kanë qenë produkt konsensual. Kurrë më parë një kryeministër nuk ka vënë interesin e tij mbi ato të shqiptarëve. Rama kërkon të marrë peng Shqipërinë për të shpëtuar të ardhmen e tij.” – u shpreh Basha. Deklaratat Basha i bëri në përfundim të takimit me aleatët i cili u zhvillua për rreth një orë në selinë e PD.

Deklarata: 

Sot, Kuvendi gjysmak i Shqipërisë tregoi sërish, se nuk udhëhiqet nga interesat e qytetarëve, por është vetëm një çirak i interesave politikë të Edi Ramës. Interesi i qytetarëve sot u shkel me këmbë nga kryeministri në ikje dhe vartësit e tij.

Qytetarëve nuk po u jepen lista të hapura. Listat janë të hapura vetëm nga fundi i tyre, sepse Edi Rama refuzoi propozimin tonë për të hapur listat 100% dhe për të mos prekur koalicionet.

Sot në kuvendin gjysmak, Edi Rama dhe vartësit e tij shkelën me këmbë ligjet, shkelën Kushtetutën. Ata shkelën me këmbë historinë tonë. Ata shkelën me këmbë konsensusin, të cilin u detyruan ta firmosin.

Kurrë më parë në historinë tonë 30 vjeçare të pluralizmit, Kushtetuta nuk është ndryshuar në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensusin e opozitës.

Kurrë më parë në këto 30 vjet, rregullat për procesin zgjedhor nuk janë vendosur vetëm nga partia në pushtet. Ato kanë qenë një produkt konsensual, pavarësisht situatave të rënda politike që kemi kaluar në 3 dekada.

Kurrë më parë në 30 vjet, një kryeministër nuk ka vënë në mënyrë kaq brutale, interesin e vet personal, mbi interesat e të gjithë shqiptarëve.

Rama kërkon të marrë peng Shqipërinë për të shpëtuar veten. Rama kërkon të marrë peng të ardhmen europiane të shqiptarëve për të ruajtur karriken e tij.

Sepse siç ka bërë deri më sot, Shqipëria i është dashur Ramës vetëm për interesat e tij personale. Nuk do t’ia dalë!



8 Comments

  1. Pse ndodhi e gjitha kjo:

    A-Këto ndryshime kushtetuese u realizuan falë djegies mandatve të Lulzim Bashës, i cili i hapi krahun Ramës të bëjë cdo gjë në parlament.

    B- Gjitjashtu ndryshimet u realizuan edhe nga deputetet e listës Basha dhe Meta të cilët e mbushën parlamentin me ata që sot plotësuan 93 votat e mazhorancës.

    C- Rama e xhiroi sërish Bashën ne marrveshje dhe kjo eshte pasoje e 17 Majit

    D- nderkombetaret po ndeshkojne gabimin dhe arrogancen e Berishes dhe Bashes me djegien e mandatve

    E- Me kete formule PS del parti e pare dhe Rames i lind e drejta re krijoj qeverine 2021-2025

    Mbajeni Lulzimin edhe 5 vjet të tjera se do i duhet Ramës edhe për mandatin e 4 në 2025.

  2. opozita duhet te reagoje me revolucion popullor dhe jo duke degjuar cfae thone k nderkombetaret te cilet e kane gatuar kete katraure vetem me perballie popullore largohen kriminelet 6te cilet marrin vendime vetem per vete dhe jo edhe per pjeren tjeter te votuseve

    1. Nuk u lodhet o trima vjet me gjithe ato molotof qe hodhet dhe cfare arritet? Nuk behet politika ne rruge, jo se ka ndonje gje te keqe, se po bere politike ne rruge je ne nivel OJQ. Kur perdoret dhune e tejkaluar atehere kthehet ne organizate terroriste. Mandatet ne parlament ja dhane njerezit qe te delegojne politiken e tyre dhe ti si parti ke per detyre ti rrespektosh ato mandate dhe te mos i hedhesh tutje se ndeshkimi vjen shpejt dhe sic po ndodh ku opozita eshte thjeshte nje OJQ ku vendimet e medha politike i merr parlamenti.

  3. Opozita e bashkuar vëtetë është larguar nga parlamenti, por vullneti i saj , jo.Kështu që asnjë deputet klandestin nuk mund të votojë në emër të saj.Rrjedhimisht , ndryshimet kushtetuese janë ilegjitime.Është evidente se opozita përfaqëson të paktën 50% të popullit,dhe asnjë ndyshim kushtetues nuk është legjitim,përndryshe prishet paqja sociale dhe përgjegjës gjithmonë janë ata që ndërmarin veprime të tilla.
    Kushtetuta nuk është si ligji p.sh. i buxhetit të shtetit që është ekskluziv i maxhorancës dhe mjafton 70+1 vota.
    Kushtetuta ka vetëm 2 rrugë: konsensus ose referendum.

    1. Me fal qe te pergjigjem
      Opozita eshte larguar edhe ka dorezuar celsat e parlamentit edhe kjo i jep Rames fuqi, kurse opozita humbi edhe ato qe kishte.
      eshte njesoj sikur te largohesh nga puna edhe te kerkosh tek pronari edhe puntore qe ne sduam te behen ndryshime ne pune? opzita haron se jane Njerez Rrogetare qe per punen qe do benin marin parat , nga taksat e popullit, edhe kur largohesh ske te drejte as rroge as fjale per te vendosur ndryshimet qe behen se ti e kishe ne dore ta beje por u largove.

  4. bravo rama qe ja tregon shkopin te thana ambasadorev jo si basha qe nxirte popullin ne demostrat dhe kishte frike kur demosrtusit hidhnin nje gur ne parlament se ja ndalonte amasada amerikane t e tj tani leni te digjet vendi turp

  5. Opozita e bashkuar:

    Lulzimja qe reagon ashper.
    Like floriri
    Medi Gerdeci
    Nar traktoristi
    Idriz doganieri
    Klani Zemunit
    Dash rakija
    Dule greku.

    Me kto perballe, ramazoni gjate ka per ta shpalle veten mbret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *