• |
ide | kryesore

(VIDEO) Vritet me thikë i moshuari në Xhafzotaj, plagoset i vëllai

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një tjetër vrasje ndodhi mëngjesin e sotëm në Shijak, ku një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:05, në Xhafzotaj të Shijakut.

Sipas policisë, dy vëllezërit Fiqiri e Fadil Çalliku, 65 dhe 63 vjeç, të cilët ishin në tokën e tyre dyshohet se pas një konflikti të çastit me 1 person janë dëmtuar me thikë.

Nga dëshmia paraprake e vëllait të mbijetuar, policia meson se shkak për ngjarjen është bërë agravimi i konfliktit në momentin që dy vëllezërit kanë pikasur një person i cili kishte hyrë në tokat e tyre të mbjella me miser me qëllim vjedhjen e prodhimit. Fillimisht ata kanë nisur të debatojne, ndërsa më pas janë përdorur mjete prerëse duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri.

Mësohet se 65-vjeçari Fiqiri Çalliku, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Nga ana e grupit hetimor janë shoqëruar disa persona.



3 Comments

  1. Degjova para disa ditesh ministrin e brendshem Leshi qe tha se ne gjashtemujorin e pare te 2020 ishin vetem 24 vrasje, me duket cudi kjo pasi vetem dje ishin 4 vrasje.

    1. cfare cudia ka ketu ? Data e djeshme nuk futet tek gjashtmujori i pare.
      O njerez qe pas gjithckaje shikoni konspiracion, statistikat jane ne internet . Shko dhe lexoji . Nese ti ke ndonje emer qe eshte vrare dhe nuk eshte ne statisika atehere ke te drejte.
      Por me duket se ti vjen ketu thjesht per porpagande.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *