• |
ide | kryesore

Zbardhet vrasja në Elbasan, arrestohet dhëndri i Qazim Sejdinit

Arkiva, Lajme, Të fundit

Është zbardhur vrasja e Florian Lamcja, ngjarje e ndodhur mëngjesin e sotëm. Policia bën të ditur ka vënë në pranga dy persona, dhëndrin e ish-kryebashkiaku të Elbasanit, Sokol Sanxhaktarin, dhe shokun e tij, Adriano Hajdarin.

Sipas Policisë, viktima Florian Lamçja kishte pirë bashkë me dy autoret deri në orët e para te mëngjesit, dhe pas një sherri banal ka nisur dhuna verbale. Dyshohet se ai është qëlluar me shishe birre, ku goditjet në kokë i kanë shkaktuar vdekje. Florian Lamçja është vëllai i Olti Lamçja, i cili disa vite më pare ka vrarë me arme zjarri pronarin e një diskoje në Elbasan, Almir Canin. Media publikoi edhe foto ku Florian Lamçja, i cili ndodhej në tavolinë bashke Sokol Sanxhaktari, dhëndëri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini dhe shokun e këtij të fundit.


Njoftimi i plotë i Policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, ku humbi jetën shtetasi F. L., 30 vjeç.

Vihen në pranga 2 shtetas, autorë të dyshuar për vrasjen e 30-vjeçarit.

Shërbimet e Policisë, pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, ku shtetasit A. H., 42 vjeç, S. S., 34 vjeç dhe F. L., 30 vjeç, në gjendje të dehur ishin mkofliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta, për motive të dobëta dhe si pasojë e plagëve të marra shtetasi F. L., ndërroi jetë në spital, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u bë e mundur kapja e autorëve të dyshuar për vrasjen e 30-vjeçarit. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

H., 42 vjeç dhe S. S., 34 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohen për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, rreth orës 04:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, ku në bashkëpunim njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me sende të forta shtetasin F. L.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Vrasja me dashje” e kryer në bashkëpunim.

6 Comments

  1. kokat hengshit – nga ramavirus

    interesante si ja krijon territorin ramavirus, i perdor, pastaj i len te hajne kokat e tyre per te nxjerre te tjere pas tyre dhe keshtu vazhdon trilli deri sa mos u permbushnin kurre tekat e pushtetit.

  2. Ka te drejte komentuesi i pare.
    Kishte lezet ne kohen e Sales qe vrasesit dhe kriminelet duke filluar nga Lazarati deri ne Garden e Shtetit mbroheshin nga Saliu per arsye politike e deklaruar nga vete goja e tij.

  3. Nuk ka kombinim me te keq se te jesh nipi i Shyrete Sanxhaktarit dhe dhendri i Qazim Sejdinit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu