• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Skënder Gega trajneri i ri i Kukësit: një histori e nisur dy vjet më parë

-Instant, F1, Sport



Ishte kuptuar më herët, që kur dështoi në garën për titull e u përforcua edhe më shumë pas eleminimit në Kupë, se Orges Shehi nuk do të vazhdonte të ishte trajneri i Kukësit. Safet Gjici është nga ata që do të fitojë, e menjëherë madje. Kështu, për ta bërë këtë ka zgjedhur Skënder Gegën si timonierin e ri të skuadrës, që do të bëjë debutimin në krye të kuksianëve në Europa League.

“Klubi i Kukësit njofton se trajneri i ri i skuadrës, do të jetë Skënder Gega, pasi palët kanë arritur ditën e sotme akordin. Prezantimi i trajnerit të ri, do të bëhet ditën e hënë në sallën e konferencave në stadiumin “Air Albania”, në orën 11:00″ shkruhet në komunikatën zyrtare të klubit veri lindor. Kontaktet me Gegën, njeriun që shpalli kampion një vit më parë Partizanin, pas një pritje 26 vjecare, kishin nisur rreth një javë më parë, duke parë edhe disponibilitetin e teknikut për tu kthyer në Superiore.

Kontrata është dy vjecare dhe sipas asaj që filtron nga klubi, Gega ka kërkuar pjesëmarrje në merkato, pikërisht kushti që e ndau nga Partizani. Në fakt, palët kanë flirtuar me njëri-tjetrin prej dy vjetësh, përpara se ish-qendërmbrojtësi të merrte drejtimin e të kuqve. Atëherë negociatat u ndërprenë cuditërisht, në kohën kur akordi dukej i arritur. Por pas një divorci jo inatcor, ja ku janë sërisht: Gega e Kukësi bashkë në kërkim të titullit kampion e një prezence dinjitoze në Europa League, gjithnjë nëse ia lejon edhe shorti.

https://www.facebook.com/FKKukesiAlbania/photos/a.313620202116667/2287725798039421/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *