• |
ide | kryesore

Dy të rinj të mbytur në Bunë, zbardhen emrat

Arkiva, Lajme, Të fundit



Janë gjendur 2 persona të mbytur në lumin Buna në Shkodër në afërsi të fshatit Derragjat. Ata janë Dhurim Arra, 39 vjeç dhe F. P., 14 vjeç.Mësohet se 2 personat janë denoncuar ditën e djeshme nga familjarët si të humbur. Sipas informacioneve ata kanë qenë duke u larë por në rrethana të paqarta janë gjetur pajetë mëngjesin e kësaj të premteje. Një prej tyre mësohet se është banor i zonës ndërsa tjetri nga Puka. Policia eshte duke punuar per zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së rëndë në Shkodër.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *