• |
ide | kryesore

Fëmijët i kërkojnë Charlize Theron të ketë të dashur

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja, teksa bisedonte për statusin aktual me Diane Von Furstenberg në podcast-in e saj, zbuloi një nga bisedat shumë delikate që ka diskutuar së fundmi me të bijat.

“Para dy ditësh isha në makinë me dy vajzat e mia dhe e vogla më tha diçka të tipit: të duhet një i dashur. Përgjigja ime ishte që jo, në fakt nuk më duhet një i tillë. Ndihem shumë mirë me veten.”pavarësisht kësaj, vogëlushja këmbëngulte tek ideja e saj dhe vazhdonte t’i thoshte të ëmës se ka nevojë për një të dashur dhe për një lidhje.Këtu, Charlize nisi ta merrte seriozisht kërkesën e saj dhe aq më tepër shpjegimin argumentues që duhej t’i jepte.”I thashë se kam një lidhje, atë me veten. Vështrimi në sytë e saj më tregonte se s’e kishte menduar kurrë atë që i thash si një mundësi. Mendja e saj ishte pak e trazuar, por jam e sigurtë që ajo ishte pikërisht dita kur nisi ta shihte si një opsion të mundshëm atë çfarë thashë.”-përfundoi Therone.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *