• |
ide | kryesore

Flet Rama: I gëzuar që hodhëm në erë koalicionet, Basha trashi zërin me burgun për mua

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama nuk e fsheh kënaqësinë për miratimin e ndryshimeve kushtetuese që heq koalicionet parazgjedhore në mënyrën si janë tani. Në një intervistë për Report TV Rama nuk u lodh së përsërituri se këtë nuk e barti për interesa të partisë së tij.

“Mua më gëzon fakti që na u dha mundësia që koalicionet vagon t’i hedhim në erë. Nuk kam asnjë shqetësim personal, thjesht mendoj se kemi bërë gjënë e duhur” – tha Rama.

I pyetur nëse pas vendimit për të ndaluar koalicionet me formulën aktuale, fshihen interesa të tjera, ndoshta që lidhen me ndonjë taktikë për të krijuar koalicione me parti të opozitës aktuale pas zgjedhjeve si në 2013 me LSI-në, Edi Rama tha se lëvizjet nuk tregohen dhe se gjithçka është shah.

“Ne do të marrim shumicën, kjo është arsyeja pse jemi këtu. Kur ju thosha në 2017 që do të marrim shumicën as ju nuk e besonit. Po jua them prapë ne do të marrim shumicën. “Nëse” – të janë çështje të analizave të brendshme dhe strategjive që ndërtohen për betejat dhe sigurisht nuk ndërtohen në intervista, kjo është shah, nëse lëvizjet do të tregoheshin në intervista nuk do të kishte shans të fitohej ndonjëherë” – tha Rama.

I pyetur për “kërcënimin” se kreut të opozitës Lulzim Basha se “pas zgjedhjeve të 2021 e pret burgu”, Rama thotë se janë të nxituara dhe emocionale.

“Sulmet e tij janë emocionale, trashje zëri për të fshehur dobësinë. Janë të nxituara dhe unë shpresoj shumë që kjo kohë e ndërmjetme pushimesh të shërbejë për të ulur ato diagramat e emocioneve edhe të nxitimit edhe për t’u kthyer në tryezë për të bërë punën që na duhet të bëjmë së bashku mundësisht, por edhe po se bëmë së bashku ne do ta bëjmë. Nëse Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi janë bashkë me një listë, Edi Rama shprehet se do të jetë më e lehtë për t’i mundur.

 

“Ata janë dakord në fakt me hapjen e listave, të paktën me fjalë, por nga ana tjetër, sigurisht nuk kanë si të mos jenë dakord që të ulen me ne, flas racionalisht, pastaj emocionalisht mund të mos ulen për të materializuar në ligj mekanizimin e ndërtimit edhe të koalicioneve zgjedhore. Ne politikisht, dhe unë personalisht, nuk është i interesuar që të ndajë Bashën nga Kryemadhi, ne i duam ata bashkë, sa më bashkë të jenë ata, në kuptimin e thjeshtë, aq më e lehtë është për ne beteja zgjedhore” – tha Rama. ©LAPSI.al



14 Comments

  1. Meqe po luan shah, opozites i mjaftojne vetem dy levizje per te te zene mat dhe, nese nuk te con ne burg, atehere do shkojne kreret e opozites ne vendin tend. Vetem dy levizje dhe merr me pak se 50 mandate e del jashte ligjit o kriminel i Shqiperise. Vetem dy mjaftojne

    1. Ka 7 vite dhe nuk ja ma b… Rameziut, i pelqen shume pushteti..Kur te shkoje ne burg do t’ju marre me vete. Nejse ju deri atehere do jeni bere te gjithe me PD

  2. I pa emër i 22,54 me qenë se të pëlqen shumë kari i ed pallës se mos ta ka qi edhe ty babaj yt gruan duhet të jesh shumë zollumçarë dhe anti shqipëtar mos umërzit do i qimë me gjithë gra dhe motra bastardët komunist

  3. Keta mavrinjte qe mbeshtesin ende PS duhen meshiruar dhe u duhen hapur syte. Se mire mua qe bera gafen votova ne 2013 kete hale dhe i thirra mendjes 1 muaj me pas por ka njerez qe nuk kuptojne ende cfare gjarpri helmues eshte ky. Dhe ju te PD me bute me socialistet se ka dhe njerez te mire mes tyre, hapuni syte me kulture e argumenta jo sikur jemi ballistet me partizanet!

  4. I bene prsion pederi Edi potures se do e fusi ne burge Edi vete ne burge me kushtin qe lulezimja ti veje per takime private çdo dite hajde Luli po we perballon dote te ndihmon Mona vetem mbaje fjalen kete here mos na zhgenje

  5. Edi Rama ty te lumte palla o mik ke gjete keta shuraqet mire ja u bene, bere sikur e fale Ilirin nga presidenca se nuk doje me telashe se vendi pa gjykate kushtetuse, pa presidente do te dilnin avaze te tjera keshtu qe me mire e lidhe Ilirin ne preidence e le te llapi e te bene tifoz per Çeltikun , tiranen ,partizanin e ndonje fotografi me qenin por eshte pa deme se po te ishte i zgjidhur nuk do ishte LSI aty ku eshte sote, Zgjedhja e Ilirit presidente eshte investim I Edi Rames per te shpartalluar LSI duke ja lene ne dore partine nje baxhelle si Monika Tani Ilirit si mbetet gje tjeter se kur te mbaroje mandati i duhet te krijoje parti te re se kete sja le me Mona silikoni ghithmone po te la Spaku

  6. Te rrojne sa malet Monika me Lulin!
    Sa te marrin pushtetin do hame me luge floriri. Para partizane! Ca njerez qe jane shpresa e ketij kombi, do na cojne nga fitorja ne fitorje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *