• |
ide | kryesore

I nxehti godet Europën, temperatura mbi 40 gradë celcius

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit

Evropa do të regjistrojë disa nga temperaturat më të larta të vitit deri më tani, në një javë përvëluese që e pret dhe që sipas parashikuesve të motit do të bëjë që mërkuri në termometër të kapërcejë 40 gradët në një numër kryeqytetesh në kontinent. I nxehti ekstrem, ka filluar ndërkohë të ndjehet por do të intensifikohet akoma më shumë me Francën ku temperaturat do të kapërcejnë 42 gradët dhe Beneluksin, zakonisht më i freskët, që do t’i afrohet 40 gradëve celcius.

Në Britaninë e Madhe, ekspertët parashikojnë temperatura 31 deri në 33 gradë celcius që nga e premtja, e cila do të jetë edhe dita më e nxehtë e vitit deri më tani.


Edhe në Spanjë, temperatura do të kapërcejë 40 gradët celcius, veçanërisht në pjesët jugore të vendit. Edhe pjesë të Portugalisë do të jenë në të njëjtat kushte.

Në hartat e BBC Weather, edhe vendi ynë dhe rajoni i Ballkanit është i shënjuar me ngjyrë të kuqe të errët, çka do të thotë që do të përballemi me temperatura ekstreme.

E shtuna ndërkohë sipas parashikimeve do të jetë edhe më përvëluese veçanërisht në pjesët perëndimore të Evropës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu