• |
ide | kryesore

“Jam si Benjamin Button”: Ibra vendos të qendrojë tek Milan, impakti i shitjeve të fanellave bindi edhe klubin

-Instant, Sport



Më shumë se 1700% në shitjen e fanellave të reja për sezonin e ardhshëm. Tifozët e Milan besojnë në një skuadër që është kthyer në mënyrë të pabesueshme fituese e merita është mbi të gjithë e Zlatan Ibrahimovic, që nga janari ka ndryshuar kuqezinjtë totalisht. Ja përse Maldini e Massara janë në ankth mbi akordin për rinovimin me suedezin e do të jenë vendimtare ditët e ardhshme, edhe pse sipas La Gazzetta dello Sport zgjedhja tashmë është bërë: Ibra ka vendosur të qendrojë në Milano.

Tani duhet të ulën të gjithë aktorët në tavolinë për të arritur tek firma për kontratën e re të Zlatan, që mund të nisë nga baza e 5 milionë euro plùs bonus të lidhur me golat, prezencat e rezultatet e skuadës (rendimenti në Europa League e arritja e mundshme e Champions League), në mënyrë që të shkojë tek 6 milionët e kërkuar nga suedezi. Kontaktet mes Maldini e menaxherit të lojtarit, Mino Raiola, janë të vazhdueshëm e nga momentin në moment mund të vijë zyrtarizimi.

Të shtunën në mbrëmj Ibra do të luajë ndeshjen e fundit të sezonit e pastaj do të shkojë me pushime, duke I besuar rinovimin Raiolas, por e ardhmja e tij në Milano mund të jetë më e gjatë se një sezon. Është në fakt hipoteza se kontrata e re e firmosur nga suedezi është një dyvjecare, me një opsion për drejtues për sezonin e dytë. Për momentin Ibra ka shumë dëshirë të luajë dhe e ka dëshmuar në fushë e në fjalët e thëna në Marassi: “Jam si Benjamin Button”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *