• |
ide | kryesore

Lëvizja Vetëvendosje dënon ndryshimet kushtetuese: Lojë e pafytyrë e Ramës për të blinduar pushtetin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Lëvizja Vetëvendosje dega Tiranë ka dënuar sot me një reagim zyrtar votimin e djeshëm në Parlament të ndryshimeve kushtetuese për zgjedhjet.

Lexo më tej: Votimi në Kuvend/ Çfarë duhet të dini mbi ndryshimet kushtetuese 


Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, votimi i djeshëm vërtetoi edhe një herë se Edi Rama ka kontroll të plotë mbi parlamentin dhe se po i ngjason edhe më tepër Gjukanoviçit, Thaçit e Vuçiçit në kapjen e pushtetit.

Listat e hapura kjo lëvzije i quan një mënyrë tjetër për të mashtruar votuesit.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! në Shqipëri e denoncon lojën e pafytyrë që po bëhet me Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor, e cila synon ta blindojë në një pushtet autokratik Edi Ramën për të pamundësuar ndryshimin.” – thuhet mes të tjerash në reagim.

Reagimi 

Denoncojmë votimin e Kuvendit për ndryshimet kushtetuese

Me votimin e “ndryshimeve kushtetuese” në datën 30 korrik 2020, Edi Rama vërtetoi edhe një herë se ka vënë nën kontroll të plotë institucionin që do të duhej të ishte mishërim i demokracisë dhe sovranitetit popullor, Kuvendin e Shqipërisë. Deputetët e shumicës i binden pa ia kthyer fjalën, e shumë prej atyre të pakicës, një surrogatë e opozitës, po përdoren prej Ramës që të shtrojë rrugën drejt kapjes së fortë dhe afatgjatë të pushtetit, sipas shembujve të Gjukanoviçit, Thaçit e Vuçiçit. Ngjashmëria e disa metodave dhe synimeve të politikës së brendshme të Ramës me ato të Vuçiçit ka prodhuar në Shqipëri, sikurse në Serbi, një qeverisje pa opozitë. Tri dekada në Shqipëri nuk mjaftuan që pluralizmi programor e politik të shndërrohej në vlerë të mirëfilltë, por po rrëshkitet drejt autokracisë së konsoliduar.

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Shqipëri ka mospajtime e kritika përmbajtësore e formale ndaj “ndryshimeve kushtetuese”. Listat e hapura, pjesërisht apo jo, nuk do të kenë asnjë efekt pozitiv nëse paraprakisht nuk shndërrohet e gjithë Shqipëria në një zonë, me një prag të arsyeshëm. Kështu siç po bëhen, listat e hapura do të jenë një mjet më shumë për të mashtruar votuesin. Hapja e listave po paraqitet si kërkesë popullore dhe si hap drejt demokratizimit, por kështu siç qëndrojnë punët me partitë e mëdha në Shqipëri, e siç po bëhen këto ndryshime, listat e hapura nuk do të kenë asnjë efekt demokratizues, as brenda partive e as jashtë tyre.

Brenda partive listat e hapura do të prodhojnë realitetin ku strukturat partiake do të vihen në funksion të dirigjimit të votës te persona të paracaktuar. Do të nisë fushata e brendshme, gara për vota brenda listës, e cila do të fitohet në masë të madhe prej personave që mbështeten prej grupeve të fuqishme mediatike e biznesore, apo prej personave me shumë ndikim në parti. Për pasojë, fenomenit të blerjes së votave jashtë partisë, tashmë do t’i shtohet edhe fenomeni i blerjes së votave brenda partisë. Servilizmi i kandidatëve ndaj personave me ndikime ekonomike e mediatike, e sidomos ndaj kryetarit të partisë do të jetë edhe më i madh. Parlamenti edhe më shumë mund të mbushet me milionerë, kryesisht injorantë të politikës, dhe do të forcohet edhe më shumë figura e kryetarit të partisë. Këto nuk janë parashikime në tym, por efekte të studiuara të hapjes së listave në shumë vende.

Shembulli i Kosovës dëshmon se listat e hapura për mbi një dekadë nuk kanë prodhuar demokratizim të partive, rritje të cilësisë së përfaqësimit në Kuvend dhe as zvogëlim të rolit të kryetarit, përkundrazi. I vetmi përjashtim është Lëvizja VETËVENDOSJE!, e ajo jo për shkak të listave të hapura, por për shkak se kishte programin, idealet, organizimin dhe udhëheqës që punuan, pasi Lëvizja hyri në Kuvendin e Kosovës, për të hartuar e miratuar një statut me mekanizma demokratikë të brendshëm, të cilët po zhvillohen me gjithë sfidat e shumta dhe sulmet ndaj Lëvizjes.

Jashtë partive, “ndryshimet kushtetuese” kështu siç u bënë, do të prodhojnë vështirësi edhe më të mëdha për subjektet e reja. Ruajtja e sistemit proporcional rajonal, sipas qarqeve, është e dëmshme në një vend të vogël si Shqipëria, dhe imponimi i pragut të dyfishtë, rajonal e kombëtar, i dyfishon pengesat për grupe shoqërore që kanë nevojë për përfaqësim jashtë partive të vjetra. Përveç kësaj, këto ndryshime nuk e prekën formulën “D’Hondt” për alokimin e mandateve, formulë e cila me këtë sistem favorizon partitë e vjetra kundër subjekteve të reja dhe favorizon partinë e parë duke diskriminuar gjithë votuesit e partive të tjera. Atyre që e mbrojnë këtë formulë me argumentin se ajo “prodhon stabilitet”, u themi se qytetarët janë ngopur me “stabilitete” të tilla që prodhojnë despotë. Stabiliteti i sundimit mbi padrejtësi e varfëri nuk i duhet vendit. Stabiliteti që sjell zhvillim, drejtësi e demokraci, është ai për të cilin kemi nevojë si popull.

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Shqipëri e denoncon lojën e pafytyrë që po bëhet me Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor, e cila synon ta blindojë në një pushtet autokratik Edi Ramën për të pamundësuar ndryshimin. Megjithatë, dija dhe përvoja na tregojnë se zullumi këputet kur trashet. Sa më të vështirë ta bëjnë ndryshimin, aq më të domosdoshme do të na e bëjnë punën organizative dhe vetëdijësimin krah për krah me qytetarët.

Tiranë, 31 korrik 2020

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri

9 Comments

  1. PO NGORDHI ISA MORINA DHE DULLA KOTI ,TE GJITHA SHPENZIMET E FUNERALEVE I PAGUAJ UNE ME GOCAT E MIJA thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA DO TE PERDHUNOJ BATON HAXHIUN ME DESHIRE

  2. Nëse ka debat real brenda opozitës është pikërisht paqartësia me të cilën ata përballen me Edi Ramën dhe dështojnë. Pastaj Meta kërcënon me kryengirtje, Luli me trupin si postabllok.

    Nëse nuk kanë guxim të flasin çfarë bënë, dhe mund të heshtin. Nuk është strategji e keqe heshtja në këtë rast. Ja për shembull, Doktor Berisha është bërë i urtë si qengj këtë ditë Kurbani. Duket që ja ka frikën Lulit, që mund ti bëjë kurban PD

  3. Analize shume interesante dhe parashikim vertet i frikshem

    Nese nuk ka marreveshje nuk nderroher pushteti ne shqiperi
    Votat i vjedhin dhe krijohen tensione.
    Duhet kulture dhe marreveshje.

    Marrim rastin kur Dikush investohet nga jashte nga organizata me fonde dhe me resurse te ahumte, cilado qofshin. Psh soros , gulen, apo udb e cia . Pra ky grup politik ne shqiperi mbeshtetet me ideologji me mjete dhe njerez per te ngritur nje parti te suksesheshme suhen 2 3 dekada ose uzurpohet nje parti aktuale.
    Ky grupim politik ose parti mund te kembengule dhe e mban pushtetin me menyra te ndryshme psh sic po ben rama, cili eshte kufiri qe e ndal nje gje te tille ne shqiperi?
    Ne mungese te nje kulture te politikes dhe marreveshjes mes paleve, psh kur kemi 500 mije votues te PS qe gjithmone do te votojne edhe sikur ti fusin ne burg, si nderrohet pushteti kur 500 mije pranojne cdo gje nga Rama??
    Ose duhet nje pale tjeter i mbeshtetur fuqishem ose duhet marreveshje mes paleve qe te respektohen disa norma,
    Rama po i priah normat .
    Si do veprohet?
    Kush e ka garantin?

    Cdokush mund te kerkoje te nderroje rregullat dhe te perdore murrizin apo musa ulqinin e gjytyrymet e tjere te ps dhe pd , pra mund ti beje
    Cili e ndal kete gje dhe me cfare kosto??
    Mos po rreshkasim vertet ne nje autokraci??

  4. YMER GELBAZA KELLIRA NUK E LEXO ASNJERI DHE I SHKRUAN KETU QKA SHKRUAN TE PORT- HALE TEMA HAHA HAHA

  5. Ok keta VV beren namin ne Kosove keta dhe do zgjidhin problemet e brenshme Shqiptare e pastaj qahen pse sprononcohet KM Shqiptar qe i zbythen nga parlamenti i Kosoves ikni beni shuren legena te udb

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu