• |
ide | kryesore

Përgjaket nata e Bajramit në Afganistan, 17 të vdekur nga një sulm i talebanëve

Arkiva, Planet, Të fundit



Së paku 17 njerëz u vranë nga shpërthimi i makinës-bombë në provincën Logar të Afganistanit. Shpërthimi ndodhi para se të niste armëpushimi i shpallur nga talibanët për festën e Bajramit. Talibanët e mohuan përgjegjësinë për sulmin, ndërsa grupi militant Shteti Islamik nuk lëshoi ndonjë deklaratë.

Sulmi besohet se u krye nga një sulmues vetëvrasës, tha zëdhënësi i guvernatorit të provincës Logar, Dedar Lavang. Sulmi ndodhi pranë zyrës së guvernatorit, ndërsa përreth kishte njerëz që bënin pazare për Bajram.

“Terroristët sulmuan edhe një herë në natën e Bajramit dhe vranë disa njerëz tanë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, Tariq Arian.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, tha se sulmi “nuk ka të bëjë asgjë me grupin e tij”. Talibanët dhe Qeveria afgane ranë dakord për një armëpushim treditor, duke filluar nga e premtja – dita e parë e Bajramit. Ekzistojnë shpresa edhe për një armëpushim të përhershëm, por bisedimet për paqe janë shtyrë, për shkak të shkëmbimit të të burgosurve.



3 Comments

  1. Po pse mor shkerdhata gazetare mashtroni.
    Ku e dini ju o… ca tju them une ju… se kush e ka bere sulmin?
    Po si shkruani “nga një sulm i talebanëve” dhe 3 rrjeshta me poshte po ju shkruani “Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, tha se sulmi “nuk ka të bëjë asgjë me grupin e tij””.
    Fatkeqesisht ka te drejte Rama kur ju quan Kaza.

    1. Po pse mor xhan e krruan me gjethe fiku? Nuk dine te thuash nje fjale te mire urimi per kete dite te shenjte ose te pakten te heshtesh ? A e kupton qe je krijese e Tij ?
      Çkuptim ka per ju ky jajm o Lapsi ? Mos u beni edhe ju tendencioz si merushe baze o Lapsi se pastaj ktheheni ne qesharak edhe ju . Ne vend qe te shkruhet nje urim per kete dite te shenjt per Myslimanet dhe kombin Shqiptar na jepni lajme pa lidhje ose me sakt me dopiosens pexhorativ .
      Mysliman dhe Shqiptar te çdo feje , krahine apo bindjeve politike kudo qofshi ,
      Gezuar Kurban Bajramin ! Paçit vetem shendet dhe miresi ne familjet tuaja .
      Gezuar edhe ty o i paemer , Allahu te falt dhe te meshiroft . Ishallah te fut ne rruge te mbare dhe te dhent gjithe te mirat ty dhe familjes tende .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *