• |
ide | kryesore

Përplasja PS-PD për kritikën e Gahler për ndryshimet kushtetuese dhe skandali me foton

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Përfaqësues të Partisë Socialiste dhe asaj Demokrate janë përplasur për reagimin e PPE, konkretisht Michael Gahler ndaj votimit të njëanshëm të ndryshimeve kushtetuese në vend.

Lexo më tej: 

“Po ju monitorojmë”, mesazh i fortë nga PPE kundër ndryshimeve kushtetuese: PS prishi marrëveshjen. Kërkojmë me forcë konsensus me opozitën për Kodin 

Votimi në Kuvend/ Çfarë duhet të dini mbi ndryshimet kushtetuese 

Spiropali kishte ngatërruar foton e Michael Gahler, fakt që u vu në dritë nga Paloka. Spiropali hoqi foton (më poshtë) nga postimi.

Spiropali i është përgjigjur reagimit të PPE-së, që i cilësonte ndryshimet kushtetuese të njëanshme, duke i bërë thirrje Ramës të dëgjonte dhe pranonte këshillat e BE, nëse e donte ndershmërisht integrimin e Shqipërisë në BE.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, i drejtohet Partisë Popullore Evropiane, duke i thënë se “Parlamenti i Shqipërisë nuk është as i njëanshëm, as në varësi të ndonjë familjeje partiake në Bruksel”.

Dikush duhet t’ia shpjegojë zëdhënësit të partive simotra të PD në Parlamentin Europian, se Parlamenti i Shqipërisë nuk është as i njëanshëm, as në varësi të ndonjë familjeje partiake në Bruksel. Parlamenti ynë ka shumicë dhe opozitë, ndërsa opozita me gjuhën e së cilës flet zotëria i nderuar‬, ka “djegur mandatet” si asnjë parti tjetër në historinë e PPE! Ajo nuk ka as monopolin e opozitës shqiptare, as ndonjë të drejtë hyjnore mbi Parlamentin e mbi qeverinë e Shqipërisë.

Me këtë rast e ftoj modestisht zotin Gahler të mos e fyejë në emër të Lulzim Bashës dhe si Lulzim Basha e partia e tij extra-parlamentare, as Parlamentin legjitim, as qeverinë e as opozitën parlamentare të Shqipërisë, e mbi të gjitha të mos e fyejë popullin shqiptar. I cili në shumicë dërrmuese kërkon hapjen e listave zgjedhore për të shprehur me votë preferencën jo vetëm për partinë, po edhe për kandidatët për deputetë. 

Jam e bindur që zëdhënësi i PPE nuk ka aspak qëllimin të jetë fyes, por fatkeqësisht gjuha e tij është fyese. Nga ana tjetër, jam gjithashtu e bindur se zoti Gahler nuk e di që me ndryshimet kushtetuese, ne e kemi futur Shqipërinë në kornizën e botës së OSBE/ODHIR, ku asnjë vend nuk e ka formulën “Frankestein” të koalicioneve parazgjedhore që kishte Shqipëria deri dje. Ashtu siç jam e bindur se nëse ai do të gjykojë procesin dhe produktin e këtyre ndryshimeve, nuk do të jetë dot kaq i përputhur me Lulzim Bashën dhe pretendimet absurde të Partisë Demokratike.

Së fundi, dëshiroj t’i them zëdhënësit të PPE, se Shqipëria është shumë e vogël për përçarjen e madhe politike, për të cilën sigurisht ai nuk ka asnjë faj, po të cilën ai s’ka pse e ushqen me deklarata si e sotmja. Me siguri nëse ai do të kishte pyetur edhe përfaqësuesit e vendeve mike të Shqipërisë këtu në vendin tonë, të cilët e kanë ndjekur nga afër procesin, nuk do të kishte folur si Lulzim Basha duke nxitur përçarje, po do të kishte folur si ata, duke nxitur dialog e bashkëpunim për reflektimin e ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi për dialog gjithëpërfshirës, kështu që Lulzim Basha dhe Partia Demokratike, në vend se të kacavirren pas pasqyrave dhe shajnë e mallkojnë me një gjuhë që s’ka asnjë lidhje me vlerat e me etikën e PPE, duke abuzuar me deklaratën e zotit Gahler, janë të mirëpritur të na bashkohen në çdo kohë.” shkruan Spiropali.

Ka qenë Edi Paloka ai që ka dalë në mbrojtje të Michael Gahler, duke e quajtur reagimin e Spiropalit një sulm të Edi Ramës.

Paloka edhe i thotë Spiropalit që herën tjetër që Rama të postojë sulme të gatshme ndaj miqve të Shqipërisë të gjejë foton e saktë të atij personi. Spiropali kishte nxjerrë një foto të një personi tjetër dhe jo Gahlerit në postim. Spiropali tani ka fshirë foton nga postimi. Më poshtë fotoja që postoi Spiropali dhe foto e Michael Gahler.

“Sulmi i qeverisë ndaj zëdhënësit të Partisë Popullore Europiane, Michael Gahler, është një turp për Edi Ramën. Michael Gahler është një mik shumë i mirë i Shqipërisë. Është një nga shumë miqtë e PPE-së në Parlamentin Europian, i cili ka ndihmuar Shqipërinë në rrugën e integrimit, sa herë ka patur nevojë. Këtë rrugë Edi Rama po e bën shumë të vështirë, e ka bllokuar prej gati 7 vjetësh, vetëm për interesin personal.

Është e pandershme që qeveria ta trajtojë mikun gjerman si armik, vetëm pse Michael Gahler tha të vërtetën:

Me ndryshimet e njënashme kushtetuese marrëveshja e arritur me opozitën u zhbë, partnerët nga BE dhe vendet anëtare nuk u dëgjuan, rregullat e lojës për zgjedhje u ndryshuan në mënyrë të njëanshme.

Fyes për shqiptarët është të mashtrosh partnerët, është t’u premtosh marrëveshje dhe pastaj ta grisësh atë. 

Tradhti ndaj interesave të shqiptarëve është të shpërfillësh paralajmërimet e Bashkimit Europian dhe të izolosh vendin.
Fyes dhe kriminal është përdorimi i disa deputetëve pa mandat si fasadë për llogaritë e Ramës kundër interesit të shqiptarëve.

Dhe një sqarim të fundit vetëm për “nafijen e partisë”, Elisa Spiropalin. Kur Edi Rama të të sjellë gati tekstin e sulmit për ndonjë mik tjetër të Shqipërisë, kërkoji foton e saktë. Ky që të kanë dhënë, nuk është Michael Gahler.” – shprehet Paloka. ©Lapsi.al 



8 Comments

  1. Po te ishte kokeloqe do ishte mire se loqja prodhon dicka, por kjo eshte kokeboshe dhe pa asnje vlere. Elisa s’i duhet as dreqit, por Edi Rama eshte me i zi se dreqi dhe e kuptoi se si mund ta perdore nje kokeboshe te tille.

  2. ELVIS ROSHI ,AGIM KAJMAKU ,AVDYLAJT VANGJUSH DAKO GERON XHAFAJ E MIRATUAN NDRYSHIMET E KUSHTETUESE thotë:

    I KJO ELISA SPIROKARI I VODHI NJA €5 MILION EURO PER PAK KOHE NE DOGANE,AJO NE FAKT VETEM E LEH ATA QKA EDI RAMA E SHKRUAR,JU KUJTOHET KUR YMER GELBAZA KELLIRA OSE LORENC VANGJELI JUS SHKRUANIN KRYEBASHKIAKVE TE RILINDJES KUR JU DILNIN DOSJET ,PERDHUNUES ELVIS ROSHI DHE TE TJERE TRAFIKANT DROGE DHE VRASES

  3. Eliza ne boten e çudirave . Ti mos degjo se ç’thote bota . Mos bej shume politike se ti i njeh aftesite e tua .
    Ke arritur aty ku je ne saje te lepirjes prandaj leje politiken e madhe se nuk ka ngel ne doren tende por per inat
    tonin nderrohu pese here ne dite , magari edhe shtate here sepse doganen ta dha i gjati . Beji duva 5 here ne dite skenderbeut tend te gjate qe ti krijoje kushtet edhe per ministre dhe lepiu nate e dite te gjatit per te vazhduar karrieren se ndryshe do ishe me nje fustan dimer e vere .

  4. Nëse ka debat real brenda opozitës është pikërisht paqartësia me të cilën ata përballen me Edi Ramën dhe dështojnë. Pastaj Meta kërcënon me kryengirtje, Luli me trupin si postabllok.

    Nëse nuk kanë guxim të flasin çfarë bënë, dhe mund të heshtin. Nuk është strategji e keqe heshtja në këtë rast. Ja për shembull, Doktor Berisha është bërë i urtë si qengj këtë ditë Kurbani. Duket që ja ka frikën Lulit, që mund ti bëjë kurban PD,po pse nuk eshte turp per kete qe flet si cuni fariut

  5. Ne shtete vite dicka ne shqipetaret e arritem..beme Elizen dhe soj e sorollopin e saj te pasur! I( hoqem nga goja e femijeve tane dhe ja dhame elizes dhe atij gomarit nga tepelena!

  6. Edhe nje here (si perhere) llumi i shoqerise shqiptare qe eshte mbledhur rreth krijeses me te ndyre te vendit,doçit, shprehet pa rrespekt per institucionet evropiane deri sa i quan njesoj si te ishin shqiptare te PD. Qente e tufes nuk kane asnje rrespekt per nderkobetaret kur keta te fundit i tregojne vendin. E kunderta kur keta i mbrojne, jane engjej, dhe ridhjeresit cirren : me ne Jane dhe nderkombetaret ( te cilet here pas here tufa e qeneve i daravit me parate e vjedhura te shqiptareve .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *