• |
ide | kryesore

“Pinoku” mashtrues i tifozëve, strategu i triumfit të Tiranës: pardoksi i presidentit Halili

-Instant, F1, Sport

Shumë shpesh në qendër të kritikave, ndonjëherë edhe në mënyrë të ekzagjeruar, i gjetur si shënjestër e tifozëve për të shfryrë dufin e rezultateve që nuk vinin, e një situate me të cilën tek Tirana nuk ishin mësuar, por tani Refik Halili ka marrë revanshin e tij, duke iu përgjigjur të gjithëve me një titull kampion, drejt së cilës e cuan rezultatet teknike, por edhe strategjia administrative. Pikërisht kështu, sepse ajo me të cilën presidenti i Tiranës iu desh të përballet përpara lojës në fushë ishte tavolina e tatimeve, aty ku vlenin negociata të kujdeshme për të fituar licensimin për prezantimin në Europë.

Nuk ishte i rastësishëm falenderimi i bërë nga Halili për FSHF, në ndihmën institucionale për licencimin. Që të jemi të qartë, Uefa nuk lëviz nga kushtet e saj, ndaj për ta bërë të mundur, duhej një marrëveshje me tatimorët, me një skemë që të sillte licensimin të kompeticionet kontinentale, por që njëkohësisht të niste reduktimin e një borxhi asfikesues, që po i merrte frymën klubit. Ulja e borxhit ishte në fakt objektivi më i rëndësishëm për Halilin, që në harkun e dy viteve të fundit, arriti qëllimin duke e bërë krejt të përballueshme tashmë situatën. Një lëvizje inteligjente me efekt të trefishtë, sepse u sigurua licensimi, borxhi është ulur ndjeshëm, ndërsa nuk është prekur buxheti për investimin në klub, duke ndërtuar një skuadër që në fund të një sezoni të trazuar arriti të shpallej kampion, e të jetë në finale e Kupës së Shqipërisë.


Situata administrative tek bardheblutë ka ndryshuar si nata me ditën dhe kuptohet qartë nga fuqia financiare që po tregon klubi, edhe me lëvizjet në merkato. E në këtë pikë nuk ka asnjë dyshim se presidenti Halili ka ditur të luajë në tavolinat e negociatave, përpara se skuadra ta tregojë veten në fushën e lojës…

3 Comments

  1. kete timin bente ky.
    Ishte plan paraprak i FSHF-se Tirona kampione; shihni ne vitin ne vijim Tirona me stadium te ri(sigurisht dhe komplekse rreth e perqark stadiumit ku aksioner kryesor nuk mund te mungoje MAFIADUCA)
    I gjithe kampionati shqiptar eshte nje maskarade ku pikerisht ai me siper(MAFIADUCA) vendos cdo gje me dore njesoj sikur te jete duke levizur ndonje gure shahu.
    #TURP

    1. U ju qifsha petrit dumen o morrat e kuq. Po partizanhalja kur u be kampion mer i mencem, sa erdhi ols ramuti vllai ramutit te madh. Komunista plena

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu