• |
ide | kryesore

“Po ju monitorojmë”, mesazh i fortë nga PPE kundër ndryshimeve kushtetuese: PS prishi marrëveshjen. Kërkojmë me forcë konsensus me opozitën për Kodin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zëdhënësi i Partive Popullore Europiane, Michael Gahler, ka reaguar lidhur me miratimin e ndryshimeve të njëanshme të Kushtetutës që u bë dje në Parlament nga mazhoranca socialiste. Në një postim në Facebook, Gahler shprehet se ka ardhur koha që populli shqiptar të mbrojë demokracinë e vendit të tyre.

Reagimi i plotë i zëdhënësit të PPE:

Është për të ardhur keq dhe i shoh mjaft të diskutueshme qëllimet e vërteta që partia qeverisëse e Shqipërisë prishi konsensusin e arritur ndërkombëtarisht me opozitën reale dhe dje ndryshoi në mënyrë të njëanshme kushtetutën.

Është e pranueshme për askënd që qeveria Rama, e cila dëshiron hapjen e negociatave me BE, të ndryshojë në mënyrë arbitrare kodin elektoral. Nëse kjo qeveri dëshiron vërtet hapjen e negociatave me BE, si mund të mos pranojnë këshillat e Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare për një çështje kaq të ndjeshme dhe themelore për demokracinë.

Grupi i PPE do të monitorojë me kujdes veprimet e ardhshme lidhur me kodin zgjedhor dhe do të nxisë me forcë që të arrihet konsensusi me opozitën brenda Këshillit Politik.

U takon partive dhe popullit shqiptar të mbrojnë demokracinë dhe perspektivën e tyre evropiane.



8 Comments

  1. Ky ia ka futur kot. Ne kemi Elisa Spiropalin dhe Taulant Ballen qe mbeshtesin Ramen dhe do e bejne BE qe te kerkoje hapjen e negiciatave me Shqiperine. Por jo vetem keta dy, jane edhe Ulsi Manja, Selami Jenishehri e shume te tjere qe Europa na i ka zili dhe kerkon ti bleje, por ata nuk shiten qofte edhe per miliona euro…

  2. Ky qenka I pa koruptueshem. Nuk ja paska gjet anen rama me e ble. Po ku do vej dhe ky si gjith te tjeret do dorzohet nje dit.
    Vetem basha meta dhe berisha nuk korruptohen.

  3. Ju na e rrufshi per vere se ne dimer na mban ngrofte. Monitorojene bastardin edhe kur shkon me dhi dhe kur shkon me qi. Ama monitorojeni se na ngel hatri shum.

  4. Hahahaahaha po ku ushqihet ky po ku e mer buken ky ore qenka shume i rept apo nuk i ka shkuar akoma trasta me diamante ke shtepia sepse Diamantet ne Itali po vestersohe per tu gjetur. hahaha

  5. Mos harroni shoqen Lenka! ” Evropa po te doje te na pranoje keshtu sic jemi” Deri tani shoqja Lenka ka patur te drejte. Te rrojme e te shohim. Por me duket se BE po sillet si kinezet me paralajmerimin 124 serioz. Kush e mban mend.

  6. Spiropali eshte pergjigjur, a nuk ju thashe se kemi Spiropalen? Balla e ka bere gati pergjigjen, por do flasr me vone. Prisni dhe do shihni se si do neneshtrohet Euroazia dhe Amerika nga Rama i madherishem.

  7. I dashur koleg Florian Hahn, ju keni 100% të drejtë! Jam krenar për mbështetjen e CDU / CSU për zhvillimin demokratik në Shqipëri. Me ndihmën e madhe të Joe Wadephul u arrit marrëveshja e 5 qershorit. Plus: Votimi i ditës së sotme përmirëson fuqinë e të gjithë votuesve në Shqipëri. Kërkesat e Bundestag-ut janë përmbushur”, shkruan Weile,ja lexo kete gjermonin dha han per votimin ne kuvend,ti mor i ppe e di qe luluqja eshte jashte sistemit me urdher te salihut dhe rama e futi ne sistem me ate keshill tani te futet ne zgjedhje me monen dhe kur te futen ne sistem shohim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *