• |
ide | kryesore

Rihanna: Jam ndjerë si klloun në Met Gala

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja Rihanna u cilësua si një nga personazhet me veshjen më të mirë në “Met Gala 2015”, kur doli në tapetin e kuq në një fustan të verdhë të dizejnuar nga stilisti kinez, Guo Pei.

Por, gjatë një interviste me “Access Hollywood” për të promovuar linjën e saj të re “Fenty Skin” të mërkurën, Rihanna zbuloi se veshja i paraqiti mjaft probleme.“Atë natë, koreografia e hyrjes në makinë dhe dalja, si duhej të qëndroja”, filloi ajo. “Kush ulet te dera? Ku shkon palltoja? Ku mund të rri?”.“Mbaj mend që kisha frikë aq shumë sa të dilja nga ajo makinë sepse ndjehesha si: Unë jam duke bërë shumë. Dhe unë isha si ‘Oh Zot, un jam një klloun. Njerëzit do të qeshin me mua. Kjo është shumë. Dhe në fund të fundit, unë isha si të dalë ku të dalë. Nuk pendohem për atë”, theksoi krijuesja e “Fenty”

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *