• |
ide | kryesore

Selena Gomez tregon arsyen e mungesës në rrjetet sociale

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja  Selena Gomez është rikthyer sërish në rrjetet sociale.Selena  postoi një video në Instagram të mërkurën, duke i treguar fansave të saj arsyen që e ka shtyrë të qëndroj larg mediave sociale për një kohë të gjatë.

“Doja të merrja ca kohë për të bërë një mesazh të shpejtë për ju fansa sepse nuk kam postuar aq shumë”, filloi ajo. “Unë thjesht kam dashur t’ju njoftoj se ju dua dhe më mungoni dhe ka kaq shumë gjëra emocionuese që do të shfaqen sa nuk pres dot t’i ndaj me të gjithë ju”. Ky vit  ishte vërtetë ivështirë për mua dhe kam marrë kohën për të mësuar, me të vërtetë mësoni, për atë që po ndodh dhe të vazhdoni më gjërat e juaja”, shtoi ajo para se të vazhdojë t’u tregojë fansave se do të fillojë të postojë përsëri së shpejti. “Doja t’iu bëja të ditur se unë do të jem pak më shumë e përfshirë  dhe do t’ju tregoj  më shumë nga gjërat e mia personale dhe ato që kam bërë. Por, faleminderit që jeni këtu, dhe ju falënderoj që më përkrahni gjithmonë, do t’ju flas së shpejti”, përfundoi ajo.

 

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *