• |
ide | kryesore

Tuba Buyukustan flet për ndarjen nga partneri

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja e njohur turke, Tuba Buyukustun, i ka dhënë fund prej disa muajsh marrëdhënies së saj 3-vjeçare me partnerin Umut Evirgen.
Megjithëse aktorja nuk foli asnjëherë për ndarjen e saj, mediat turke bënë të ditur se ajo dhe Evirgen s’janë më bashkë, si dhe treguan se arsyeja e ndarjes së tyre ishte xhelozia.

Duke qenë se prej disa muajsh kryefjala e mediave ka qenë lajmi i ndarjes së saj, Tuba ka vendosur që më në fund të thyejë heshtjen.

Për të gjithë fansat e saj, aktorja ka treguar sot se historia 3-vjeçare e dashurisë ka përfunduar.
“U ndava me Umut disa muaj më parë. Prezenca dhe rëndësia e tij në jetën time kanë një peshë të madhe. Mendoj se privatësia jonë duhet të respektohet. A nuk e meritojmë ne artistët respektimin e privatësisë si qenie njerëzore?”- u shpreh aktorja duke hequr kështu çdo dyshim.
Rikujtojmë se Tuba është mama e dy vajzave nga martesa e saj e mëparshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *