• |
ide | kryesore

Dështimi/ Si u zbythën Tahiri, Xhafaj dhe Lleshaj përballë bandave në Elbasan

-Instant, Kryesore, Lajme

Konflikti i bandave në Elbasan i ka fillesat thuajse dy dekada më parë. Me ndërrimin e pushteteve, herë njëra palë dhe herë tjetra janë ndjerë më të fuqishëm duke njohur pasivitetin e policisë në varësi të mbështetjes politike. Pas 7 vitesh në pushtet, mungesa e rendit dhe e sigurisë në Elbasan, mund të shihet si një nga dështimet e klishesë rilindase “Do bëjmë shtet”.

Interesante është se 3 ministrat që zgjodhi Rama në krye të Ministrisë së Brendshme, patën të njëjtin rezultat nul, por secili i bashkangjiti fytyrën sipas mënyrës së tij.


Alibia e artë e Saimir Tahirit

Si Ministri i parë i Brendshëm i Rilindjes, Saimir Tahiri pati luksin të përdorë një alibie që pasardhësit e tij vetëm mund ta ëndërronin. Në rast se situata i dilte jashtë kontrollit, dikur, ai fajësonte qeverinë paraardhëse, atë të Sali Berishës.

Kështu bëri në shkurt të 2016, kur nga goditja e një prej bandave në Elbasan ishin vrarë tre vetë dhe ishin plagosur disa të tjerë. Për të dalë nga situata, Tahiri, i shpallur atëherë “kampioni” i qeverisë, i kishte hyrë shifrave të të vrarëve që një dekadë më parë dhe bënte krahasimet me të vrarët e kohës së tij.

“Në një dekadë janë vrarë 8 persona, ka edhe dy tentativa për vrasje dhe vetëm dy të dënuar për gjithë këtë. Një nga vrasjet është bërë ndaj një personi që ruhej nga dy punonjës policie në derën e shtëpisë. Vrasësit shkuan në shtëpi, e vranë bashkë me babain dhe vrasësi i dyshuar kërkoi të dilte në kufi dhe në kufi doli pavarësisht se policit i doli në ekran alerti si person në kërkim. Polici është arrestuar dhe pastaj u lirua pavarësisht se la një vrasës të dyshuar të dilte nga kufiri. Unë sot e marr vesh që polici është ende në detyrë dhe u dënua në atë kohë me ulje në gradë. So janë qytetarët që ndjehen më të pambrojtur në këtë vend për shkak të drejtësisë që mungon”

Deklaratë e Saimir Tahirit në parlament shkurt, 2016

Gjatë viteve që Tahiri ishte Ministër i Brendshëm, bandat bënë kërdinë në ekzekutime dhe atentate, duke njohur mbështetjen politike të secilës. Bie në sy masakra e shkurtit të vitit 2016, kur persona të veshur me uniforma të forcave speciale qëlluan me breshëri armësh në një lokal duke lënë disa të vrarë dhe të plagosur.

Kërcënimet boshe të Fatmir Xhafajt

Përplasjet e bandave në Elbasan, qenë një nga shqetësimet kryesore në opinion edhe gjatë kohës që Ministër i Brendshëm ishte Fatmir Xhafaj. Ndryshe nga paraardhësi, Xhafaj i përmendi me emër disa nga fiset që raportoheshin për përplasje në media, duke premtuar rikthimin e rendit dhe qetësisë. Xhafaj e shkriu dy herë komisariatin e Elbasanit, por në rastin më të mire, lidhjet politike të banditëve kalonin më lart se vetë ministri.

“Çapajt nuk mund të simbolizojnë këtë qytet me vlera si Elbasani. Ata dhe të tjerë do të marrin ndëshkimin e merituar. Lind nevoja për ta riformatuar gjithë këtë strukturë, duhet një ristrukturim i plotë në nivel qarku dhe në nivel komisariati. Çdo gjë kërkon kohën e vet, pasi cdo gjë e nxituar nuk mund të japë eficencën.

Këtu janë atashuar specialistët më të mirë, janë ekspertët më të mirë që po merren me hetimin e grupeve kriminale dhe nuk mund të bëhet brenda një ditë.”

Deklarate e Fatmir Xhafajt ne 26 dhjetor 2018

“Do ua nxijmë jetën! […] Kemi këtu [në Elbasan] dy tre grupe kriminale që i njohim shumë mirë e po punojmë për to për t’i dokumentuar në mënyrë që shumë shpejt mund t’i vëmë para përgjegjësisë penale.
Veprimtaria e tyre kriminale do të ndëshkohet në formën e saj më të ashpër sepse krijojnë shqetësime për sigurinë rendin dhe jetën e qytetarëve, ekonominë e pasurinë.

Këtu jemi në një betejë pa kompromis. Jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund.”

Deklarate e Fatmir Xhafajt ne 16 prill 2018 ne Elbasan

Shpresa e Fatmir Xhafajt ishte Operacioni Forca e Ligjit, por siç u pa nga rezultati, edhe ky operacion po rezulton nje tjeter flluske sapuni e agjensive ligjzbatuese. Gjate kohes qe Fatmir Xhafaj ishte Minister do te mbahen mend gjate pamjet e mjetit te dyshuar per nje atentat, që çan postbllokun e policisë në Elbasan duke rrezikuar jetën e policëve dhe futet brenda në tregun Agro-ushqimor të qytetit për t’i shpëtuar kontrolleve.

Sandër Lleshaj, gjenerali që pret luftë

Ditët e fundit në Elbasan u vranë dy persona në atentate tipike të përplasjesh mes banditëve. 35 vjeçari Emiljano Ramazani u qëllua me plumb pistolete në kokë. Pak ditë më pas, shoku i tij Regis Runaj u gjet i therur me thikë në mes të rrugës. 23 vjeç, Runaj dyshohet se është vrarë diku tjetër dhe është hedhur në rrugë.

Një tjetër person, Florian Lamçja u vra me sende të forta nga dhëndëri i Qazim Sejdinit, i akuzuar edhe më parë për ngjarje të rënda.

Këto ngjarje ndodhin kur gati një muaj e gjysëm më parë, Ardian Çapjas iu bë atentat me snajper brenda në shtëpinë e tij, nga persona që u zhdukën pa lënë gjurmë.

Çfarë pritet nga Ministri i Brendshëm në këtë situatë? Ngjarjet do të vinin në lëvizje çdo zyrtar të lartë. Por komenti i Sandër Lleshajt, ishte si më poshtë:

“Elbasani nuk është Palermo, është e këshillueshme të mos dalim në përfundime të shpejta sidomos për ngjarjet kriminale. Nuk ka ngjarje të pazbardhura në Elbasan, nuk e shoh aq zi situatën, jemi përgatitur për të goditur fort aty, dhe do jetë pa zhurmë, por me sukses”

Deklaratë e Sandër Lleshajt, në 30 korrik

Komenti tipik i një gjenerali të dëshiruar për luftë. Fakt është që nga të vrarët dhe të plagosurit, “lufta” ka nisur prej vitesh në Elbasan, por askush nuk ka fuqi ta ndalë./Lapsi.al

20 Comments

  1. Llesh leshi, pordhe me rigon ku u be shpellari i Mirdites te beje shtet💩🙈💩🙈apo dhe ky grdalla km e ka deklaruar se e ka origjinen nga Mjerdita eee🙈🙈🙈💩💩💩💩

  2. SANDER LESHI ESHTE AI SURRAT NE ELBASAN,ATY PROBLEMI ESHTE SE TANI ATY JANE PERZIER BANDAT QE E KA URDHERUAR SAIMIR TAHIRI TANI FATMIR XHAFAJ DHE TANI SANDER LESHI HSHS HAHA HAHA

  3. Nëntor 2017 ndalohet nga Polica e Elbasanit biznesmeni Orest Sota ,në makinë i gjenden 863100 mijë euro
    te padeklaruara si dhe dy dokumente personale(dy patenta për mjete lundrimi) të Ministrit te Brendeshem
    Samir Tahiri.Kjo ngjarje qe mbeti ne harresë,nuk implikonte vetem biznesmenin,por edhe Ministrin. !
    Ministri Brendeshen nuk eshte ne gjendje te ruaj dokumentet e tij!Orest Sota u denua nga gjykata e Elbasanit
    me 240 orë pune te detyrueshme prane bashkise së Tiranës,aeer Erion Makiavelit.

    1. O njerez nuk e keni kuptuar akoma qe ligjin dhe drejtesine ketu ne kete vend te bukur e bejne bandat dhe mafja ne pushtet..prandaj rinia po iken masivisht nga ky vend..

      1. Natyrisht qe ka nga ata qe akoma nuk e kan kuptuar se Shqiperine e ka marrë peng nje bandë
        gangsterash,dhe keta nuk jan pak.Ne nuk duhet ti paragjykojm por ti ndergjegjesojm,dhe kjo eshte detyre qytetare.Solidarizim kunder organizates mafioze,gangrenes”rilindase”qe po shpopullon dhe farferon kombin shqiptare per ta pasur më te lehtë qe te sundojë.

  4. Komentet e mesiperme jane krejt te pabaza, tendencioze dhe ironike si vete artikulli i ” lapsaxhiut”.

    Cfare e kujtoni ju more “policine qe duam” apo rilindjepolicine ? Te neutralizoje bandat kriminale ?

    Te luftoje mbjelljet e trafikun e droges ? Jo or jo, tjeter eshte objektivi i ” policise qe duam” :

    -T’i beje syte kater se mos ndonje ” kriminel i regjur ne vaj e uthull” merr guximin dhe nderron

    ndonje tjegull ne cati apo ben ndonje riparim pa leje.

    -Te sherbeje si reparte mbeshtetese kur INUK te prishe shtepite e hallexhinjeve per te ndertuar

    aty oligarket e kriminelet e ne rast se kundershtojne ti nzjerre perdhunisht perjashta ne rruge

    te madhe dhe kryefamiljaret t’i plase ne burg.

    -Te zbatoje parimin ” i dobet me te fortet dhe i forte me te dobtit”

    -Te luftoje pa asnje komromis dhe dhemb per dhemb kontrabanden dhe evazionin fiskal te shitesve

    ambulante te rrobave e sendeve te vjetra, te plakave qe shesin ereza dhe perime nga fshati sidomos

    ato me rrezikshmeri te larte shoqerore dhe me pasoja te paparashikuara si rigoni dhe hudhera.

    -Dhe detyre mbi detyrat : Te jete mburoje, garante dhe sherbyese me devocion e partise shtet, te shtyp

    protestat e te shperndaje protestuesit edhe me mjete te palejueshme si gaz helmues apo dhune jopropor

    cionale por te lejueshme sipar parimit demokratik ” Qellimi justifikon mjetin” te perdorur dikur nga njeriu

    me mustaqe te shkurtera i vendit qe prodhoi simfonite e mrekullueshme te Bethovenit, filozofine e

    “arsyes se kulluar’ te Kantit ,poezine faustiane te Getes ,gjenialitetin e Ajnshtainit apo makinat qe

    s’njohin moshe te benzit.

  5. Natyrisht qe e keqja e Elbasanit nuk jane thjesht keta 3 gaztore, 3 dordolece dhe njerez pa personalitet.
    E keqja e Elbasanit ka qene dhe vazhdon te jete vetem QAZIM SEJDINI dhe sigurisht EDI RAMA!

  6. Elbasandhii votoni rilindjen(ripjelljen) se ajo e beri tunelin e kerrabes qe te vini per 15 minuta ne Tirane po bandat le te vriten ata kan bekimin e narkopolicise..ju rrini urte.

  7. Nuk u zbythen jo, po puna komisarit (bandave) ishte loja, Bandat punojne per qeverine dhe qeveria ben sikur gjasme e kuptoni besoj

    SHOW it’s a f**** SHOW
    Bandat>Qeveri>Shtet

    END!

    P.S. pa bandat Shqiperia merr fund, ska asnje lek te ndershem ne xhepin e shqyer.

  8. CFARE KANE TE PERBASHKET DHE KU DALLOJNE KETA TE TRE NE RAPORT ME DETYREN E

    LARTE QE FATI UA KA SJELLE TE KALEROJNE, PARE NGA KENDVESHTRIMI I NJERIUT TE THJESHTE

    PRA POPULLIT QE SKA QSGJE NE DORE DHE SKA PER TE PASUR ASGJE NE DORE DHE NUK

    ENDERRRON DHE AS DESHERON TE KETE POSTE E PRIVILEGJE PERVEC SHENDETIT , FAMILJES

    DHE FRYTET E PUNES SE NDERSHME.

    -I pari. Me i miri i te keqinjeve, orator i fjaleve boshe qe s’thone asgje, qe vuri gjithecka ne dispozicion

    te partise, jo vetem dikasterin te cilin ai e drejtoi ne rrugen e gabuar por edhe karrieren dhe te ardhmen

    e vet politike. Imazhi perceptimi dhe precedenti negativ qe ai krijoi per perfshirjen e policise ne

    pune te kundraligjshe e ne ortakeri me shkelesit e ligjit do te duhen dekada per t;u rikuperuar. E

    megjithate ka nje fytyre me njerzore ( dhe hipokrite ) ne raport me njerzit e thjeshte aq sa

    kur desh qau te “opinion” perballe fevziut desh qame edhe ne bashke me te .

    -I Dyti. Katll i lindur , shpirtkazme, torturues gjakftohte dhe kalkulues i duruar i rruges drejt

    majave te pushtetit. veshur me mantelin e te pakorruptuarit dhe te te te ndershmit nder te pandershmit

    ideoi dhe realizoi vepren me korruptive te epokes postkomuniste: reformen ne drejtesi ose thene

    ndryshe kthimin e sistemit te drejtesise si nje nga shtyllat e pushtetit demokratik , kontrollues e

    balancues i pushteteve te tjera ne nje shtojce te pushtetit ekzekutiv, ne nje mjet godites ndaj

    kundershtareve politike dhe kundershtive ndaj reformave qe cenojne liritet dhe te drejtat e njeriut

    dhe nga ana tjeter tolerante, shfajsuese ndaj korrupsionit e krimit me ngjyre mavi.

    I treti. Nje krijese si ajo e Frankenshteinit nga KM dhe per hater te KM, i dizenjuar dhe i gje-

    neralizuar qe perballe te kete armiqte e popullit e te Atedheut ku ne nje rast hipotetik o i vret

    o te vrasin, i ka mbet ora ne kohen e adoloshences se hershme te shkolles skenderbegas ku

    kundershtaret e regjimit jane edhe armiqte shtetit e te atdheut . Duket si nje njeri pa arsye,

    pa ndjenja, i ftohte dhe me fytyre metalike si nje matrapik ne duart e Km per te shkaterruar.

    Veteran i perfitimeve nga pushteti i PD-se dhe adoloshent ne PS ku begraundi politik eshte

    devocioni pa limit ndaj KM-se. socialisti i vonuar edhe me socialist se socialistet sepse eshte

    socialist pa shpirt.

  9. Sepse eshte e qarte – Te gjithe krimet ne Elbasan lidhen me nje emer Sokol Sanxhaktari, dhenderri i “Lales” se famshem Sejdini ish kreut te Bashkise, i involvuar fuqishen ne gjithe fushatat zgjedhore te pergjithshme e lokale per Partine Socialiste.
    Paturpesia shkoi deri aty sa Spitali Kirurgjiik e mbajti te shtruar padrejtesisht mbi 3 muaj Sanxhaktarin sa ti kalonte afati i paraburgimit.

  10. Vila në Long Hill është e dyta për Lulzim Bashën pas asaj në Qerret ku shpesh darkon në konfidencë me eksponentë të lartë politikë, përfshi edhe presidentin Meta. Së fundi për të mos qenë larg Monës dhe Ilirit, Lulzim Basha është afruar tek vilat e Samir Manes, të cilit Luli ka frikë ti përmendë edhe emrin.

    Rezidenca e ndëtuar nga Mane në gjirin e Lalzit eshte vendi ku kohët e fundit është parë të zbarkojë dhe qendrojë në një vilë luksoze Lulzim Basha. Në Lalëz gjithashtu kanë vila edhe presidenti Ilir Meta, ish-kryeministri Sali Berisha dhe eksponentë të rëndësishëm të politikës dhe biznesit.

  11. Kopjaci i Mender Bazes i ores 10:10 hedh kopjet e Menderit nga Uturaku TemA duke bere detyren e ngarkuar, kopjet nga rrenat e Menderit pa asnje lidhje me shkrimin e rradhes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu