• |
ide | kryesore

Gafa e SPAK, familjarët e të akuzuarve të vdekur përgënjeshtrojnë prokurorët

-Instant, Lajme, Të fundit

Pas gafës së fletëarresteve për komisionerët e vdekur të dosjes 339, prokurorët e SPAK thanë se ata kishin kryer verifikime në gjendjen civile, por komisionerët që kishin ndërruar jetë nuk ishin çregjistruar nga familjarët e tyre. Por në një intervistë për Top Channel, familjarët e komisionerëve në fshatin Shetel në Shijak dhe në fshatin Rubjek në Durrës, thonë të kundërtën.

Nafije Bregu, bashkëshortja e Besim Bregut, emri i të cilit rezultoi në një prej fletëarresteve, thotë se emri i Besimit është çregjistruar menjëherë pas vdekjes dhe për këtë ka dokumenta. Të njëjtën gjë, e konfirmoi për Top Channel edhe djali i Besimit nga Italia, Jaho Bregu.


Në hetim u morën 21 komisionerë, 19 që tashmë kanë masë sigurie dhe dy komisionerë që rezultuan të vdekur, me akuzën se kanë lejuar të votohej për 52 emigrantë që nuk ndodheshin në vendin tonë. Besim Bregu dhe Kasem Lala rezultuan që të kishin vdekur gjatë kohës që SPAK hetonte.

 

6 Comments

  1. Pershendetje,

    Une vet jam nga Shijaku dhe jetoj prej vitesh Jasht Shqiperis.
    Turp e faqa zez qe spak peret me keto hallexhinje ka bolle kriminela shijaku rreth e rrotull Pse nuk shko me i kap Spak apo sja mba Bytha.
    Turp

  2. SPAK te kerkoj te falur per rastin konkret, te kerkoj te falur gjithashtu pasi po punojne shume ngadale dhe pa profesionalizem

  3. Dmth prokurore te tille do fusin Kryeministra ne burg. Qe nuk verifikojne dot kaq gje te thjeshte. Dmth kjo qe reforma…

  4. Hahahaha cu dhim tu qesh me Spakun e ngjeles
    Dmth do arrestoje te vdekurit.
    Mora Spakun ref ne drejtesi e kinezet e amwrikes italiani e be .
    Por mbi te gjitha morta ne sa poshte kemi René kemi nel te
    Larg nga b .ime, s’ behemi dot bashke asnjehere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu