• |
ide | kryesore

Jorida Tabaku: S&P kërcënon te ulë renditjen prej borxhit të lartë dhe PPP!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga Jorida Tabaku

Raporti i fundit i S&P vazhdon të jetë kritik ndaj qeverisë dhe sjelljes së saj në raport me rreziqet me të cilat përballet ekonomia shqiptare. Parashikimi për një kontraktim të ekonomisë me 6.5% të PBB-së, i afrohet përherë e më shumë parashikimit për një rënie ekonomike sa 9% e PBB-së.

Vlerësimi konstant i raportit vjen si pasojë e ndihmës ekonomike në formën e REPO që Banka Qendrore Europiane dhe gjithashtu FMN i kanë dhënë Shqipërisë. Raporti kritikon sjelljen e qeverisë ndaj PPP-ve, duke qenë një tjetër zë me peshë që nënvizon rrezikun fiskal dhe buxhetor të PPP-ve.

Situata është më e errët se sa përpjekjet e qeverisë për ta bojatisur atë në media. Raporti nënvizon dhe evidenton se do të ketë ulje të vlerësimit nëse ka përkeqësim të mëtejshëm, si pasojë e ekonomisë informale, rritjes së defiçitit, dhe gjithashtu problemeve me borxhet e fshehura.

Raporti evidenton borxhin e lartë prej thuajse 80% të PBB-së, sikundër argumenton problemet strukturore të qeverisë. Arka e shtetit shqiptar mbledh të ardhura sa 26% e PBB-së, vendi me të ardhurat më të ulëta në rajon, me një ndihmë ekonomike reale sa 0.85% e PBB-së, që nuk i shërben ekonomisë.

Ndihma është e pamjaftueshme, pasi buxheti i shtetit është keqpërdorur me PPP apo investime, që janë jo efiçente dhe janë kthyer në barrë. Problematika të tilla vazhdojnë të jenë të pranishme dhe në projektet e radhës të qeverisë Rama, me PPP-të e radhës si fjala vjen: rruga Milot-Fier e fryrë disa herë, ndërkohë që detyrimet e prapambetura janë rritur dhe çdo shpenzim jetik është pezulluar.

E fundit, jo nga rëndësia, S&P nuk ka dhënë asnjë vleresim negativ për asnjë vend që ka rishqyrtuar. Ajo ka paralajmëruar një qeveri që ka keqpërdorur buxhetin dhe ka rritur rrezikun nga PPP-të. Me një defiçit fiskal në rritje, borxh publik 80% e PBB, dhe me rrezikun fiskal të PPP, situata është më e errët. Qeveria nuk ka as ndjeshmërinë dhe as vizionin per të ndërmarrë reforma reale strukturore.
Sot ekonomia ka nevojë për frymëmarrje, ka nevojë për ndryshim, ka nevojë të punojë për shumicën e shqiptarëve e jo për pakicën, ka nevojë për një reformë tërësore që qeveria në ikje nuk e bëri dot kurrë, madje as në fillimet e saj!
Për këtë arsye, plani i Partisë Demokratike është për një taksë të sheshtë që të ulë informalitetin, të reduktojë pabarazinë dhe të vlerësojë punën e ndershme!



6 Comments

  1. ”” S&P kërcënon te ulë renditjen prej borxhit të lartë dhe PPP! ””

    Po nese S&P nuk e ul renditjen per shqiperine , cfare do thuash qe e ka blere Rama dhe S&P ?
    Shkrim ( analize) sa per te thene se egziston dhe ti .
    Dhe me e forta lexohet ne fund te shkrimit. ”” S&P nuk ka dhënë asnjë vleresim negativ për asnjë vend që ka rishqyrtuar. ”” ,
    Pra ne fund thua qe edhe nese S&P nuk e ul vleresimin ndaj shqiperise eshte sepse ajo deri tani nuk e ka bere nje gje te tille per asnje shtet .
    Shume komike kjo . Po ta uli vleresimin per Shqiperine eshte se ne e mertojme nje gje te tille . Po mos ta uli vlersimin per Shqiperine ehste se ne e mertojme te na ulej vleresimi , por meqe kjo kompani nuk jep nota negative edhe kesaj radhe nuk e uli vleresimin per shqiperin.
    Ferra per gomeret.

  2. Kam respekt per kete vajz. Po kesaj here ja ka fut kot. Cdo raport ekonomie tregon hapat se si mund te shkojn gjerat. Nuk ka asgje te sigurt ne ekonomi. Po qe niveli B+ I ekonomis sone eshte nje nivel relativisht jo I sigurt. Kjo nuk ka nevoj per sqarime. Po dhe qe S&P nuk e ndryshoi, kjo do te thote dicka. Ne kete rast zonja Tabaku e ka pare goten gjysem bosh.

  3. E ka humbur fillin e llogjikes nga fillmi deri tek fundi i asaj qe ka dashur te thote.
    Kundra-thote veten e saj ne disa pika kritike.
    Duket si nje shkrim i shkruar me nxitim sa per te thene dicka se sa nje analize e mirfillte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *